Puthje e përqafime, gjimnazistët harrojnë COVID-in...sa dalin nga shkolla heqin maskën (VIDEO)

TIRANË- Nxitojnë të heqin maskën sapo kapërcejnë muret e shkollës. Grupe-grupe iu drejtohen bareve ose bëjnë ritualet e zakonshme si në kohët para COVID. Kujdesi nis nga vetja! Por kjo shprehje  nuk gjen vend tek gjimnazistët, që duket e kanë harruar ekzistencën e koronavirusit. Report Tv pa nga afër situatën në gjimnazin “Ismail Qemali”.

Pas tre orësh në distancë, siç është protokolli në klasa, jashtë nuk munguan as puthjet dhe përqafimet.

“Personalisht unë e kam mbajtur maskën për vete gjatë gjithë kohës pasi e di që këtu në shkollë ka grumbullime dhe duhet të ruhemi.

"Më tepër për familjarët sesa për veten sepse ne mund ta kalojmë dhe lehtshëm domethënë por kemi familjarët dhe gjyshërit që janë më të rrezikuar, mundohemi të zbatojmë sa më shumë rregullat".

"Nuk është gjë e mirë, ama jo cdo kush pranon që të zbatojë masat".

"Ja ku e kam maskën”-u shprehën disa prej gjimnazistëve.

Patrulla e policisë e stacionuar para shkollës me gjasa nuk e ka të qartë se si duhet të veprojë në raste të tilla. Nxënësit nuk shqetësohet nga ta dhe këshillat për sëmundjen nuk vlejnë për asgjë. Të paktët që mbajnë maskat bien në sy. Ata thonë se kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur vetën dhe familjarët .

Edhe në shkollat 9-vjecare ka grumbullime në oraret kur të vegjlit përfundojnë orët e mësimit Pas dyerve të godinës prindërit presin të shqetësuar për orarin, por në turmë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë