Qëndrimi zyrtar i FSHF-së në lidhje me ndeshjen play-out të Kategorisë së Parë: S'ka arsye për të shtyrë Vllaznia B-Orikumi

Qëndrimi zyrtar i FSHF-së në lidhje me ndeshjen play-out të Kategorisë së Parë: S'ka arsye për të shtyrë Vllaznia B-Orikumi

Federata Shqiptare e Futbollit

Federata Shqiptare e Futbollit, duke marrë shkas nga disa publikime që lidhen me interpretimin e rregullores së veprimtaritë futbollistike dëshiron të bëjë me dije si vijon:

Neni 98/3 i Rregullores parashikon se skuadrat e renditura përkatësisht në vendin e 9 (nëntë) të Grupeve A dhe B do te zhvillojnë ndeshje play-off, me skuadrat e renditura në vëndin e dytë të Grupeve A dhe B të Kategorisë se Dytë.

Përkatësisht: vendi i 9 (nëntë) i Kategorisë së Parë i Grupit A do të zhvillojë ndeshje play-off me një takim me vendin e 2 (dytë) të Grupit B të Kategorisë së Dytë sakaq, vendi i 9 (nëntë) i Kategorisë së Parë i Grupit B do të zhvilloje ndeshje play-off me një takim me vendin e 2( dytë) të grupit A të Kategorisë së Dytë.

Dispozita e Nenit 98/4 e referuar gjerësisht në opinionin sportiv për shkak të gjendjes sportive të Vllaznisë, ndalon luajtjen në të njëjtën kategori të ekipeve A dhe B, gjë e cila, konform rregullores nuk ndodh aktualisht, pasi ekipi i Vllaznisë A luan në “Kategorinë Superiore”, ndërsa Vllaznia B luan në Kategorinë e Parë.

Në interpretim të nenit 98/4 të Rregullores, ndalesa është që ekipet A dhe B të luajnë brenda të njëjtit sezon në të njëjtën kategori.

Në këto kushte, pa paragjykuar rezultatet e ndeshjeve të mbetura të Kategorisë Superiore, nuk ka arsye të bazuar në rregullore për të shtyrë takimin play-out midis Vllaznia B dhe Orikumit, planifikuar për tu luajtur në datë 18.05.2018.

Aq më pak, nuk ka asnjë bazë ligjore, që ky takim të luhet midis ekipit të Orikumit dhe Tërbunit, i cili konform nenit 98/2 të Rregullores ka rënë automatikisht nga kategoria.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'