Kreu i opizitës Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka shpërndarë një videosensibilizuese në lidhje me emergjencën e koronavirusit ku i bën thirrje qytetarëve të ndjekin me përpikmëri këshillat e mjekëve si dhe udhëzimet për distancimin social.

Postimi i Lulzim Bashës:

Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Ju bëj thirrje të respektoni me përpikmëri të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën! Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë!