TIRANË- Për herë të parë nga futja në fuqi e Aktit Normative janë gjobitur me nga 20 mijë lekë dhe bllokim automjeti, 3 qytetarë thyen urdhrin duke qëndruar në parqe. Në bilancin e policisë brenda 24 orëve të fundit, janë gjobitur 40 këmbësorë pasi lëviznin lirshëm pa shkak apo arsye përtej orareve kufizuese.

Po gjatë 24 orëve të fundit policia ndëshkoi 33 shoferë me pezullim leje drejtimi për 3 vite si dhe bllokim automjeti pasi thyen urdhrin e ndalim qarkullimit përtej orareve të lejuara. Krahas masave nuk munguan as arrestimet, në Kukës 30 vjeç ra në prangat e policisë ndërsa u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij, 40 vjeçar, pasi kundërshtuan me dhunë u bindën urdhrit të punonjësit të Policisë.

"Në Kukës është arrestuar në flagrancë shtetasi B. B., 30 vjeç, banues në Kukës, si edhe është proceduar në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi U. B., 40 vjeç, pasi, duke udhëtuar me automjetin që drejtohej nga shtetasi U. B., kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.  Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 40 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë", njofton policia

Ndëshkimit nuk i shpëtuan as 10 njësi tregtie që nuk kanë zbatuan orarin e mbylljes, administratorët e të cilëve u gjobitën me  100 mijë lekë secili. Në fund, Policia bën apel qytetarëve që të resektojnë masat e marra. 

"Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa. Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19", përfundon njoftimi. 

1585228460_park.jpeg