Qëndronin në parqe, gjobiten dhe u bllokohen makinat 3 personave...Ndëshkohen 40 këmbësorë! (VIDEO)

TIRANË- Për herë të parë nga futja në fuqi e Aktit Normative janë gjobitur me nga 20 mijë lekë dhe bllokim automjeti, 3 qytetarë thyen urdhrin duke qëndruar në parqe. Në bilancin e policisë brenda 24 orëve të fundit, janë gjobitur 40 këmbësorë pasi lëviznin lirshëm pa shkak apo arsye përtej orareve kufizuese.

Po gjatë 24 orëve të fundit policia ndëshkoi 33 shoferë me pezullim leje drejtimi për 3 vite si dhe bllokim automjeti pasi thyen urdhrin e ndalim qarkullimit përtej orareve të lejuara. Krahas masave nuk munguan as arrestimet, në Kukës 30 vjeç ra në prangat e policisë ndërsa u procedua në gjendje të lirë vëllai i tij, 40 vjeçar, pasi kundërshtuan me dhunë u bindën urdhrit të punonjësit të Policisë.

"Në Kukës është arrestuar në flagrancë shtetasi B. B., 30 vjeç, banues në Kukës, si edhe është proceduar në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi U. B., 40 vjeç, pasi, duke udhëtuar me automjetin që drejtohej nga shtetasi U. B., kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.  Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 40 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë", njofton policia

Ndëshkimit nuk i shpëtuan as 10 njësi tregtie që nuk kanë zbatuan orarin e mbylljes, administratorët e të cilëve u gjobitën me  100 mijë lekë secili. Në fund, Policia bën apel qytetarëve që të resektojnë masat e marra. 

"Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa. Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19", përfundon njoftimi. 

1585228460_park.jpeg

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Gjyqtarë e prokurorë në 'sitë', a jeni dakort me rezultatet e deritanishme të procesit të vettingut?

Komento

Komente

  • Papi: 27/03/2020 06:14

    E kuptova gabim? Ti del ne kembe por te bllokojne makinen? Nqs kjo eshte e vertete pse nuk beni me dije shtypin perendimor te gjejne gjeniun e ktij akti normativ dhe te intervistojne ramen

    Përgjigju
  • Erisi: 26/03/2020 15:21

    Ikni mor mashtrusa se merrene vetem me fakiret se ne Shkoder te fortet dalin me makina ne cdo ore te dites e te nates dhe policia as qe ndalin fare.Shtet i kalbet

    Përgjigju
    • Kafsha: 26/03/2020 15:48

      Ti vlonjate fshatarë mos shiko të tjerete por shpejt në shtepi si miu!

  • Lleshi: 26/03/2020 14:46

    Me vjen mire qe shteti ka marre vendime te rendesishme per nje viruse vdekje prures Po ne ca raste policia voron anadollakshe te nxjerresh qenin ne orario qe ke lene per qytetaret te jesh mbrenda rregullave dhe ti vihet gjibe kjo seshte e drjte ne te gjithe boten sot konsiderojen humbjet ed buxhetit shteteror po mos I veni gjoba fukarejve se nuk ju a ngrene buxhetin vetem se do urreheni dhe me teper nga populli kete qe e shruajta e kam true

    Përgjigju
    • Kafsha: 27/03/2020 07:00

      Vlonjat plere

    • Gje e eger: 26/03/2020 16:11

      O kafsha ti qenke ushtar i mire.E meriton sufllaqen dopio pite. Po shko re vk shif punet e tua se sguxonka njeri te ankohet per padrejtësi se sdashke ti.Te punonka mami ne shtet me sa duket!

    • Kafsha: 26/03/2020 15:49

      Meso njehere shqip o injorant pastaj shkruaj

  • Loni: 26/03/2020 14:44

    Bravi dhe hallall Shqiponjave qe patrullojn neper tr e re e selit se komisariati 2 ka koh qe ka falimentuar esht vec po pate lek ne xhep ....

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

A ju uroi miku juaj Edi Rama që mposhtët Covid-19? Ja si përgjigjet Nora Malaj