Qentë e rrugës mbushin qytetin, banorët e Laçit: Ndihemi të rrezikuar, janë të sëmurë do na kafshojnë (VIDEO)

Banorët e qyteti të Laçit janë të shqetësuar nga qentë endacakë që lëvizin në grupe në këtë qytete.

Banorët u bëjnë thirrje institucioneve vendore që të marrin masa pasi janë të shqetësuar se në rast kafshimi mund të infektohen nga ndonjë sëmundje duke qenë se qentë nuk janë të kontrolluar

“Duhen larguar këto sepse kanë dhe sëmundje dhe tërë ditën rrinë me ne këtu. Pleqtë dhe pensionistët, ja ku i ke të gjithë. Dhe të gjithë me neve rrinë. Nga të shkosh vetëm qen shikon. Problemi mendoj që është akoma më serioz sesa qenia e qenve. Problemi serioz është këtu se mbi 50% e të gjithë qenve po t'i shikosh me imtësi ato të gjithë secili kanë nga një sëmundje. Dhe ato ngordhin qoshe më qoshe dhe infektojnë mjedisin, infektojnë njerëzit. Mirë se ka një ligj për mbrojtjen e qenieve të gjalla, por ato janë qenie të ngordhura. Ato ngordhin në qytet. Këtu po të vish çdo ditë gjen nga 1 nga 2 të ngordhur në mes të pazarit”, shprehen qytetarët.

Këto kafshë endacake janë shtuar nga viti në vit, dhe pushteti vendor nuk ka marrë masa për tu gjetur një sistemim por dhe për të frenuar shtimin e tyre. Ndërkohë që një grup me qen qëndrojnë pikërisht para bashkisë së Laçit.

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gen syziu: 31/10/2020 07:56

    Kshu asht asht ku nuk merr masa kryetarja majlinda Po ka menen me ja thy tur bardhit

    Përgjigju
  • Fatosi: 31/10/2020 01:22

    KUR SHTETI NUK VEPRON ,,VRITINI VETE ME GURE KOKES DHE MR THIKA...merreni situaten nen kontroll vete/////

    Përgjigju
  • Alb: 30/10/2020 23:21

    Si qente edhe popullin ka mete rrugash.

    Përgjigju
  • O tej: 30/10/2020 22:59

    Qeni nuk e ha te zone

    Përgjigju
  • Tralala: 30/10/2020 22:20

    Sugjeroj popullin e lacit ti helmojn qente me fotoksin eshte zgjedhja me e mire per zhdukjen e tyre ..lere cfar mbrojn keta te mbrojtes se qenve se ata jan qener per vete zagaret rrugacet qe smendojn qe qent e rruges kafshojn edhe femijet..po cti besh shoqeris se prapambetur duan te flen me qent duan pleshta dhe te bejn gili vili me qent ..ndyresirat

    Përgjigju
  • Turi: 30/10/2020 22:17

    Bashkia te hapi qendra per kafshet dhe ti mbaje duke paguar cdo qutetar taksat problem shume i zgjithshem kur ka organizim , nuk kane faj kafshet e gjora njerezit i bejne te gjitha

    Përgjigju
  • vjeshta: 30/10/2020 22:00

    Pa frikë, as qentë nuk i hanë laçjanët!

    Përgjigju
  • Normal: 30/10/2020 21:44

    ..po në nji vend ku s'ka bashkësi e komunitet njerëzish,po thjesht secili per vete..,me kafe e duhan pa pikë dëshire me përvesh mangët e me punu(punë të ndershme)

    Përgjigju
  • Durresi: 30/10/2020 21:00

    Po nq i lini pa ngrene e ushqyer,ashtu do perfundojne te shkretet... Apo shteti duhet t kujdeset pwr gjithcka,se ajo takse qe paguani ju dalin e teprojn per t mbuluar gropat e tjera qe kemi si popull... Me shume perfshirje he nga ju banoret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari