SAN DIEGO- Dy miqtë e vegjël të cilët u bashkuan pak javë më parë për t’u përkujdesur për njëri-tjetrin në mungesë të nënës së gatopardit Ruuxa, janë xhiruar në një video ndërsa argëtohen dhe luajnë me njëri-tjetrin. Gatopardi 7 javësh u refuzua fillimisht nga nëna e tij dhe u vu nga kujdestarët e kopshtit zoologjik të San Diego-s nën përkujdesin e qenushit Raina, e cila është një këlysh vetëm 8 javësh.
 
Dy kafshët u miqësuan menjëherë dhe kjo ngjalli kuriozitet tek shumë persona të cilët mbetën të habitur nga afrimiteti mes dy kafshëve krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri.
Miqësia e tyre vëzhgohet me kujdes nga kujdestarët e kopshtit zoologjik dhe menaxherja e parkut tregon se po tregohen të kujdesshëm për monitorimin e sjelljes së dy këlyshëve dhe harmonia që ata përcjellin së bashku ishte diçka për të mos u humbur nga publiku, ndaj vendosën të publikonin videon dhe të lejonin shikuesit të vëzhgonin lojërat mes tyre nga dritarja e dhomës ku mbahen.
 
Ndërsa dy shokët rriten dhe luajnë së bashku, kujdestarët janë të sigurt se besueshmëria dhe marrëdhëniet e mira me njerëzit që ka qenushi do të përcillen dhe tek këlyshi gatopard duke e mbajtur të qetë dhe të relaksuar në praninë e njerëzve.
 
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/e.s/shqiptarja.com)