Qeveri teknike çdo 6 muaj para zgjedhjeve? E vërteta e propozimit për Reformën Zgjedhore

Një qeveri teknike "de fakto". Këtë propozim pretendon të vë në jetë mazhoranca, i cili në të vërtetë lidhet me kontrollin nga KQZ të të gjitha aktiviteteve publike të qeverisë, gjashtë muaj përpara zgjedhjeve. Nëse KQZ vëren se aktiviteti mund të përbëjë keqpërdorim të burimeve shtetërore, atëherë ajo urdhëron ndalimin e zhvillimit të aktivitetit.

Procesi për Reformën Zgjedhore është futur në fazën më të rëndësishme, si për faktin se propozime të ndryshme po konkretizohen, e po ashtu edhe mënyrën sesi po ecet nga të dy palët për këtë reformë.

Mazhoranca dhe opozita parlamentare, janë pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, ndërsa opozita joparlamentare, ka filluar konsultimet në nivelin tekniko-politikë për të hartuar propozime për këtë reformë.

Deri tani, Komisioni i Reformës Zgjedhore po punon mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, dhe ekspertët e tyre kanë bërë propozimet e para për këtë reformë.

Në një dalje për mediat dy ditë më parë, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri foli për një draft të ekspertëve, që 6 muaj para zgjedhjeve çdo aktivitet i qeverisë, duhet të raportohet pranë KQZ-së 24 orë para se të zhvillohet dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë nëse do të lejohet apo jo të mbahet. Sipas Gjiknurit, nëse ky draft miratohet, do e kthente qeverinë ''në gati një qeveri teknike''.

Projekti i parë që u diskutua ka disa vendime realisht të guximshme. Ka disa propozime realisht radikale, sidomos ajo që i vëmë detyrim qeverisë që për 6 muaj të raportojë çdo lloj aktiviteti, dhe është KQZ që do të vendosë nëse do të konsiderohet aktivitet me përmbajtje politike ose jo, duke e kthyer “de fakto” qeverinë, gati si një qeveri teknike. Ndalohet për 6 muaj para zgjedhjeve, aktiviteti i mirëfilltë politikë, ajo që presupozohet nganjëherë që quhet si avantazh që ka forca që ka në pushtet përmes qeverisë. Ka dallime për qasjen për reformën zgjedhore, që opozita parlamentare insiston të mos miratohet reforma pa sistemin, ne kemi rënë dakord të vijnë me një propozim dhe të diskutohet.”-deklaroi Damian Gjiknuri.

Deklarata e Gjiknurit ne fakt pak konfuze u interpretua nga media, sikur 6 muaj para zgjedhje do të ketë qeveri teknike, por në fakt propozimi ekspertëve është tjetër. Edhe kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha, duke iu pergjigjur pyetjeve te gazertareve u dakordesua me propozimin e nje qeverie teknike para zgjedhjeve, madje duke pretenduar se ishte nje propozim i opozites. ''Të botohet, ta diskutojnë me transparencë dhe një mendim i tillë mund të shqyrtohet pa diskutim - tha Basha -  Është në fakt një propozim i yni. Ju e dini fare mirë që është një nga propozimet tona. Që jo vetëm kësaj radhe që është e domosdoshme, se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me këtë kryeministër dhe këtë qeveri që u kapën duke vjedhur edhe veten e tyre më 30 qershor, por derisa vendi të bëhet anëtar i BE të kemi një dispozitë të tillë tranzistore që garanton një qeveri kujdestare të zgjedhjeve dhe një proces të pakontestueshëm zgjedhor, që zhduk dramën e përsëritur të zgjedhjeve shqiptare e të kemi dhe ne së paku zgjedhje si të Kosovës''.

Por cili është propozimi i katër ekspertëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore?

Ekspertët e Komisionit të Reformës Zgjedhore kanë propozuar që institucionet publike, qendrore dhe vendore, duhet të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën gjashtë muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve.

Raportimi i këtyre aktiviteteve pranë KQZ-së duhet të raportohen 24 orë para se të zhvillohen në një faqe online i administruar nga ky institucion, ku duhet të jepen të dhëna për datën dhe orën e veprimtarisë, llojin e saj, tematikën, nivelin më të lartë të pjesëmarrjes, të ftuarit e nderit, folësit e planifikuar dhe mediatizimin.

Neni 4 i draftit për veprimtarine e institucioneve publike ne fushate

Nëse KQZ konstaton vetë, ose vihet në dijeni nga palë të treta se aktiviteti mund të përbëjë keqpërdorim të burimeve shtetërore, atëherë ajo urdhëron ndalimin e zhvillimit të saj.

Sipas propozimit të ekspertëve, veprimtaritë e ndaluara nga KQZ-ja nuk lejohet të transmetohen apo të pasqyrohen në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radio dhe televizione.

Propozimi i ekspertëve pritet të diskutohet së shpejti nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, si dhe aktorë të tjerë, e më pas do të vendoset nëse ky draft do të votohet.

VIDEO/ Deklarata e Damian Gjiknurit 24 Tetor

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • opioninion: 27/10/2019 08:23

    emra te kaditature per qeveriteknike qe te kete dy vende kosove shqiperise

    Përgjigju
  • Ermira: 26/10/2019 22:12

    Akoma e nxirrni me figure kete te pafytyrin. Pse e irritoni kete popull me keto surreterish, pse ja beni popullit tuaj kete padrejtesi. Si mund beje reforme ky vemje, hajdut, kriminel, halabak, etj etj etj...

    Përgjigju
  • Pita: 26/10/2019 20:59

    Gjiknuri bashk me Fullanin kane bere pallatin qe u shit 2500 metri katror. Tani po flet per reforma

    Përgjigju
  • Toni: 26/10/2019 18:55

    GJIKNUR je I pa besushem je ne listen e SPAKUT shume shpejt do burgosesh Per tjetersim votosh dhe lidhje me cuna te rrezikshem

    Përgjigju
    • spaku: 26/10/2019 21:53

      me a.lacin, me precedent penal, shokun e likes e dhalles

  • Toni: 26/10/2019 18:51

    GJIKNUR je ipa besushem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë