Qeveria Berisha i jep 200 mijë $
kompanisë lobuese “Podesta Group"
Janë paguar dje nga Thesari 200 mijë dollarë në favor të lobistit të qeverisë shqiptare, Podesta Group. Kompania ka nisur aktualisht fushatën për të sensibilizuar zyrtarë amerikanë pro veprimeve politike të Berishës dhe PD. (Në foto Tony Podesta)
TIRANE - Arka e shtetit është hapur dje për një shumë prej 200 mijë dollarësh amerikanë, që janë paguar përtej detit për kompaninë lobuese të Berishës, Podesta Group. Pikërisht tani, kur imazhi i qeverisë shqiptare ka rënë në minimumet historike në sytë e Uashingtonit dhe Brukselit, vihet re se, sa më shumë shtohen problemet për një qeverisje tashmë tetëvjeçare nga koalicioni i djathtë dhe vetë Berisha në krye të tij, aq më shumë ai po shton financimin për lobim jashtë vendit dhe për këtë nuk ka kursyer të verë dorë vazhdimisht në paratë e taksapaguesve shqiptarë, që në fakt nuk janë të qeverisë, por të shtetit.
MESAZHILobistët e kryeministrit Sali Berisha në Uashington kanë vazhduar punën e tyre duke nxituar menjëherë të dërgojnë e-mail pas votimit për shkarkimin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Muho.
John Anderson i Podesta Group ka dërguar menjëherë një e-mail, pikërisht në kohën kur Uashingtoni kërkonte të mësonte nga ambasada amerikane në Tiranë për situatën. Sa ma poshtë vijon teksti i dërguar prej tij në mediat amerikane dhe në kancelari të ndryshme.
“Përbërja e
KQZ-së ka gjeneruar disa debate në Tiranë. Shkurtimisht u sqaroj se: Duket se një anëtar i KQZ, Ilirian Muho i Lëvizjes Socialiste për Integrim, duhej të ishte ndaluar që të ishte pjesë e KQZ, pasi më përpara është shkarkuar nga detyra e tij si prokuror. Shkarkimi u bë nga presidenti i Shqipërisë në vitin 2003, pasi Muho ishte përfshirë në lirimin e një vrasësi dhe trafikanti armësh, që ishte dënuar në mungesë nga një gjykatë në Itali.
Faktet janë të qarta: Kushdo që është shkarkuar nga detyra publike, nuk mund të jetë anëtar i KQZ-së. Sipas nenit 12, pika e), e Kodit Zgjedhor, çdo qytetar me të drejtë vote mund të jetë anëtar i KQZ, por ai duhet të mos jetë shkarkuar nga detyrat në administratën publike për ndonjë shkelje.
Në një raport të 27 shkurtit 2003, Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku thotë se Muho duhej shkarkuar nga detyra pasi është provuar dhunimi i procedurave ligjore në rastin e vrasësit të dënuar, Aleksandër Kuqo.
Raporti sqaron se pasi Kuqo ishte dënuar në Itali dhe ishte arrestuar në Shqipëri, ishte përgjegjësia e Muhos që si prokuror të njihte vendimin për dënimin e Kuqos në Itali. Në vend të kësaj, ai urdhëroi lirimin e tij,” shkruhet në e-mail.
Bashkangjitur ai ka dërguar të përkthyer në anglisht nenin përkatës të Kodit Zgjedhor dhe letrën në anglisht të ish- Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku
ANGAZHIMIPak ditë më parë, ka qenë i njëjti përfaqësues i kompanisë amerikane, që u ka dërguar mediave të ndryshme në botë një informacion, duke shprehur shqetësim që kalimi i LSI-së në krahun tjetër “kushtëzon e prek në mënyrë dramatike ekuilibrin politik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të 89 komisioneve zgjedhore rajonale, anëtarët e të cilave janë zgjedhur me logjikë partiake.
Është fjala për komisione që kanë një rol vendimtar për të luajtur kur të vijë puna për t’i bërë të vlefshme e legjitime rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit”.
Madje, ky përfaqësues arrin sa të paralajmërojë se “mjedisi politik shqiptar është i tillë, që më bën mua të dyshoj se kanë për të ndodhur të pabëra në Shqipëri”.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
72.1%
-
Jo
24.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1834
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26