Qeveria shqiptare vendosi ne mbledhjen e te merkures miratimin, në parim, të Konventës së Këshillit të Evropës kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.* * *
Qeveria vendosi Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Maqedonisë, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për ngritjen e Task-Forcës Mjekësore të Ballkanit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
* * *
Ne mbledhje u miratua gjithashtu në parim, marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin "Ruajtja e agrobiodiversitetit në zonat rurale të Shqipërisë". Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
* * *
Qeveria vendosi miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit për konfidencialitetin dhe sigurinë e informacionit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës së Policisë Evropiane (EUROPOL).
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
* * *
Ne mbledhjen e te merkures u miratua në parim, marrëveshja ndryshuese të marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave, që përfaqëson Republikën e Shqipërisë, dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për projektin e rehabilitimit të Spitalit Rajonal të Shkodrës, faza e tretë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
* * *
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit të Sant'Egidio-s, për selinë dhe veprimtarinë e këtij Komuniteti në Shqipëri, të ratifikuar me ligjin nr.9628, datë 30.10.2006, "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit të Sant'Egidio-s për selinë dhe veprimtarinë e këtij Komuniteti në Shqipëri", me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e Komitetit Shtetëror, për bashkërendimin e punës, për organizimin e aktiviteteve, në kuadër të nismës "Lutja e Paqes 2015", që do të organizohen në datat 6-8 shtator 2015.
* * *
Qeveria miratoi ne parim, protokollin ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, "Për zbatimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë". Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. /atsh/
/Shqiptarja.com