/ATSH/- Qeveria e Kosovës, në kuadër të manifestimit "Ditët e Shqipes 2015?, me rastin e 16 vjetorit të Betejës së Koshares, organizon një sërë aktivitetesh gjatë kësaj jave.
Nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, do te organizohet manifestimi "Ditët e Shqipes" me rastin e 16 vjetorit të Betejës së Koshares, bëhet e ditur në faqen zyrtare të qeverisë së Kosovës.
Në kuadër të Manifestimit Tradicional "Ditët e Shqipes 2015? , do te zhvillohen homazhe tek varrezat e dëshmorëve të brigadës 138 "Agim Ramadani" në Koshare (11:00 deri 12:00), Akademi përkujtimore në Koshare  (12:00 deri 13:00).
Po ashtu, aktivitetet vijojnë edhe me akademine përkujtimore -Dita e rënies së heroit Sali Cekaj etj.