Qeveria e Republikës së Kosovës, nën drejtimin e Kryeministrit Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme mori vendime dhe aprovoi projektligje nga përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore, si ajo e ligjeve të propozuara nga Ministria e Drejtësisë.
Kabineti qeveritar shqyrtoi dhe miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me të cilin eliminohen pengesat dhe vështirësitë e identifikuara të ligjit aktual, si dhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës".
Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u miratua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit. Plotësim ndryshimet e përfshira në Projektligjin për Prokurorin e Shtetit i referohen krijimit të infrastrukturës së përgjithshme për një funksionim të sistemit Prokurorial, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-199 për Gjykatat.
Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosoves, u miratua edhe Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit, cili rregullon të drejtën e kompensimit financiar të viktimave të veprave të dhunshme penale dhe të vartësve të tyre, autoritetet vendimmarrëse si dhe procedurat për realizimin e të drejtës për kompensim në situatat vendore dhe ndërkufitare.
Kryeministri Isa Mustafa në fjalën e tij ka folur për rëndësinë e pakos prej pesë ligjeve në fushën e drejtësisë, të miratuara në këtë mbledhje. "Kjo ka qenë dhe mbetet ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që ndërlidhet me përmbushjen e kushteve dhe kritereve që janë të listuara për liberalizimin e vizave dhe si parakusht për marrjen e vendimit politik të Bashkimit Evropian me qëllim të heqjes së regjimit të vizave për Kosovë". Më tej, Qeveria ka miratuar projekt-udhëzimin administrativ për vlerësim të ndikimit buxhetor për nismat e reja qeveritare./atsh/
/Shqiptarja.com