Tërmeti/ Qeveria kërkon zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë deri në fund të marsit, 'Siguria' jep 'OK' (Dokumenti me arsyet)

TIRANE-Qeveria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë vendimin për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 31 mars të vitit 2020 për qarqet, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, ku humbën jetën 51 persona, qindra u plagosën dhe u dëmtuan mijëra banesa. Në tre qarqet, gjendja e fatkeqësisë natyrore, që u shpall për 30 ditë përfundon përkatësisht në datat 28 dhe 30 dhjetor 2019. Komisioni i Sigurisë miratoi kërkesën për t'ia kaluar Kuvendit në seancën e radhës për ta votuar. 

Por cilat janë arsyet që kërkohet zgjatja? Në vendimin e qeverisë, theksohet se duke pasur parasysh se lëkundjet e tërmetit ndonëse me frekuencë dhe intensitet më të ulët vazhdojnë të ndihen në qarqet e përmendura, veprimtaria e strukturave operacionale dhe nevoja e marrjes se masave në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore është emergjente, si në ditët e para të marrjes së masës. Gjithashtu, nëse vendi nuk është në gjendje fatkeqësie natyrore nuk mund të kërkohet as ndihmë nga jashtë, ndërkohë që konferenca e donatorëve është parashikuar në fund të janarit në Tiranë.

Vetëm gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore mund të merren këto vendime;
-strukturat operacionale dhe drejtuesit e tyre (Ushtria, policia, zjarrefikesit, emergjenca mjekesore) jane ne dispozicion te KNEC-se;

- mund te vendosen dhe te zbatohen masa te jashtezakonshme per perballimin dhe lehtesimin e pasojave te fatkeqesise, si ndaj 4  institucioneve publike, qendrore dhe vendore, ashtu edhe ndaj privateve perfshire edhe gjoba ne rast te moszbatimit te ketyre masave;

- kryhet zyrtarisht apeli per asistence, drejtuar organizmave nderkombetare dhe shteteve te tjera, kerkesat e specifikuara per nevojat per asistence dhe raportet periodike te situates per Qendren Evropiane te Koordinimit te Emergjencave, per Qendren Euroatlantike te Koordinimit te Pergjigjes per Fatkeqesite;

- mediat dhe organet e tjera te informimit publik jane te detyruara t'u referohen burimeve zyrtare per njoftime lidhur me numrin e viktimave, listen e emrave dhe te parashikimeve te metej shume per mundesine e ndodhjes se ngjarjeve te tjera, duke shmangur transmetimin e informacioneve sensitive, si dhe duke mos krijuar panik te publiku, ne asnje rast;

- autoritetet mund te vendosin gjoba nga 100 000 (njeqind mije) - 500 000 (peseqind mije) leke ndaj bashkive, subjekteve private dhe shtetasve nese nuk permbushin detyrimet.

Këshilli i Ministrave thekson se objektivat e këtij janë garantimi i sigurisë së jetës së banoreve, sigurimi i veprimtarisë normale për jetesën e komuniteteve të prekura në këto zona, si dhe marrja e masave parandaluese, mbrojtëse e rehabilituese në infrastrukturën dhe mjedisin e prekur nga situata e krijuar. Ne rastin e gjendjes se fatkeqesise natyrore, shpallja e gjendjes kryhet me vendim te Keshillit te Ministrave, per nje afat 30-ditor dhe zgjatja e saj kryhet po nga Keshilli i Ministrave, me pelqimin e Kuvendit. 

Parashikimet ligjore kushtetuese kerkojne qe zgjatja e afatit 30-ditor te kryhet nga Keshilli i Ministrave, duke marre "Pelqimin" e Kuvendit nderkohe qe ne baze te nenit 18, te ligjit nr.45/2019, "Per mbrojtjen civile", Keshilli i Ministrave, nepermjet ministrit pergjegjes, informon Kuvendin per situaten e krijuar, rreziqet qe paraqiten dhe masat e marra per menaxhimin e situates, si dhe kerkon miratimin e tij per zgjatjen e gjendjes se fatkeqesise pertej 30 diteve. Ndërkohë që përsa i përket situatës, ende vazhdon puna per vleresimin e demeve dhe per shpemdarjen e ndihmave te ardhura nga shtete e organizata nderkombetare dhe donatore te brendshem.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akis tselenis: 17/12/2019 00:28

    E SHYTYNE PERIUDHEN E FATKEQSISE NATYRORE,,sepse e kane marre vesh nga te huajt se do kete nje termet tjeter me te njejten magnitude ,,po ne durres brenda tre muajsh,,,prandaj I bej thirrje popullit te durresit dhe golemit te shesin shtepi e placke e lacke e te ikin nga ky qytet,,,mos thoni se nuk ju lajmeruam,..//

    Përgjigju
    • Kafsha: 17/12/2019 10:37

      Kush do i blejë? Injorant!

  • Kafsha: 16/12/2019 11:20

    Dy anët e tërmetit : E keqja, humbje jetësh! E mira, shanci i madh dhe i paparë për tu hedhur poshtë e pastruar shëmtira fshatareske e këtyre 30 vjeteve qe ndërtoi shëmtuar e gjith fshatarsia injorante qe zaptoi qytetet, dogji e shkaterroi pyjet, zhbëri lumenjtë, masakroi Florën dhe Faunën e atdheut. Eshte rasti unik të shembet mutëria në shkallë republike dhe të rihyjë edhe njëherë ligji i madh e i shenjtë i P A S A P O R T I Z I M I T.

    Përgjigju
    • Arbëri: 16/12/2019 13:58

      E vertet kjo..!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive

Skemat lehtësuese të OSHE për klientët debitorë: Brenda prillit u mbyllën 677 aktmarrëveshje! Ja përfitimi sipas kategorive