Maskat me detyrim, binden qytetarët: T’i vendosim edhe jashtë! COVID-19 ekziston, po preken të njohurit tanë (VIDEO)

Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura do të jetë e detyrueshme, është ky vendimi i ministrisë së Shëndetësisë ku cilësohet se nëse ky rregull nuk do të zbatohet do të ketë gjoba. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë çdo person që do të kapet pa maskë në ambientet e mbyllura do të gjobitet me 2 mijë lekë. Por çfarë mendojnë qytetarët e kryeqytetit për këtë vendim të ri për mbajtjen e maskës.

Shumë mirë, të ishin vënë edhe jashtë jo vetëm brenda. Unë jam 75 vjeçe, në radhë të parë ne duhet të ruajmë shëndetin tonë, do ti vejmë. Vendimi është i drejtë, si në shtëpi apo kur të takosh të tjerët, në makinë apo kudo, e ke për shëndetin tënd edhe për fëmijët tuaj", një qytetare.

"Maskën unë këtu me vete e kam, është shumë mirë që t'i mbajmë, është për të mirën tonë", tha një tjetër.

"Shumë mirë, po duhet bërë për sigurinë tonë për mbrojtjen tonë, ja ku e kam maskën".

"Shumë e drejtë më duket e saktë, është për të mirën tonë besoj".

"Dakort jam".

"Në ambiente të mbyllura po, kur është e detyruar".

"Vendimi është për t'i mbajtur, është vetëmbrojtje", thanë disa nga qytetarët.

Pavarësisht se humbjet e jetës prej covid nuk ndalojnë dhe aktualisht kemi 1560 persona aktiv me covid, ka pasur opinione të ndryshme mbi ekzistencën e koronavirusit.

Po e besoj se ka rënë, në ato fshatra që jemi ne ka rënë".

"Si mos ta besoj mi non, na i ka ra dhe njerëzve që edhe i njohim, në lagje. Këtu thashethemet nuk kanë fund por që është e vërtet është dhe është sëmundje e keqe është".

"Po covid ka normalisht ka covid, e besoj".

"Po dëgjojmë kohët e fundit që thonë shumë veta që është false por në realitet të tërë kanë frik. Është realitet, po e shikojmë me sytë tanë, tani po të mohojmë edhe të vërtetën është e kotë".

"Unë e besoj, si nuk besohet ai, është e pakuptimtë".

"Po ata që nuk e besojnë janë injorantë, po të marrin masa kudo që të jenë dhe të mos ulen në clube".

"Po dhe jo, varet, edhe është edhe nuk është. Se di, atë e di vetëm ai atje lart”, thanë qytetarët.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Heiniken 2020: 16/07/2020 17:02

    Ju që doni mask me detyrim dhe jasht veni dhe nai litar e tju qisim shētitje si qent me nga 1 orë paradite e 1 orë masdite. Për kta që dun maska desha me dit si ka musni njerëz të 1 familjeje qê "hanê " në 1 tenxhere e pin uj me të njëjtën gotë nji antar e kap virusi e 3 tjerët jo.Rrini e mos hani shum ashu ** .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh