Qeveria mund të rishikojë buxhetin muajt e ardhshëm

Qeveria mund të rishikojë në ulje buxhetin e vitit 2015 në muajt e ardhshëm, duke parë edhe ecurinë e shpenzimeve. Kjo ndërhyrje e qeverisë në ligj vjen për shkak të mosrealizimit të të ardhurave të planifikuara në buxhet në fillim të vitit.
Sipas të dhënave, mund të ketë rreth 6 miliardë lekë minus në buxhet, ndërsa Financat shprehen se ka një plan B. Plani B i ministrisë së Financave do të jetë në varësi të ecurisë së shpenzimeve, qe mund t'i diktojë asaj një rishikim të buxhetit në qershor apo në shtator.
Ministria e Financave argumetoi se ulja e të adhurave erdhi edhe si rezultat i rritjes së prodhimit vendas, çka solli edhe ulje të eksporteve, apo përjashtimit nga TVSH të disa kategorive. Vetëm nga renta minerare të ardhurat janë në vlerën e -1,101,653 milionë lekëve nga planifikimi, si rezultat i uljes së sasisë së naftës bruto të eksportuar me 121,194 ton nga kompania Bankers, si edhe të uljes së çmimit të naftës në bursë.
Totali i të ardhurave për vitin 2015 është planifikuar në fillim të vitit 2015 të jetë rreth 414,5 miliardë lekë ose 27,8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Shpenzimet janë 475 miliardë lekë, ndërsa defiçiti 58 228 milionë lekë. 86% e të ardhurave tëplanifikuara për të mbledhur në buxhet gjatë këtij viti janë të ardhura tatimore, pjesa tjetër janë jo-tatimore dhe nga ndihmat. Thelbi i të ardhurave është nga organet tatimore. Po brenda organeve tatimore, 37% e totalit vijnë nga rritja ekonomike, 47% vijnë nga paketa fiskale dhe 16% janë përmirësime administrative, luftë kundër informalitetit dhe kundër evazionit fiskal./atsh/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës