Qeveria transferon KQZ-në,e zhvendos
te godina e ish-Ministrisë së Mbrojtjes
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur edhe transferimi i zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ambientet pranë Pallatit të Kongreseve tek ambientet e ish-Ministrisë së Mbrojtjes.
TIRANË - Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur edhe transferimi i zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ambientet pranë Pallatit të Kongreseve tek ambientet e ish-Ministrisë së Mbrojtjes.
Ambientet e reja do të jenë në qendër të qytetit përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, duke bërë që ky institucion i rëndësishëm të mos jetë më në ambientet e pasme të Pallatit të Kongreseve.
Vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave për zhvendosjen e KQZ-sëVendim për një ndryshim në vendimin nr.965, datë 25.10.2013, të këshillit të ministrave, “për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga ministria e mbrojtjes te ministria e financave dhe ministria e zhvillimit ekonomik, tregtisë dhe sipërmarrjes, të pronës me nr.37, me emërtimin “ministria e mbrojtjes”, me vendndodhje në bulevardin “dëshmorët e kombit”, tiranë, dhe për një ndryshim në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të këshillit të ministrave, “për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi ministrisë së mbrojtjes”, të ndryshuar”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në shkronjën “b”, të pikës 1, të vendimit nr.965, datë 25.10.2013, të Këshillit të Ministrave, të shtohet shkronja “b/1”, me këtë përmbajtje:
“b/1) Nga sipërfaqja e përgjithshme, kaluar në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, objekti me sipërfaqe 673 (gjashtëqind e shtatëdhjetë e tre) m2, pjesë e pronës me nr.37, me vendndodhje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, të kalojë në përgjegjësi administrimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas planimetrisë bashkëlidhur këtij vendimi, për t’u përdorur si mjedise pune nga ky institucion.”.
2. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
3. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik,Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTR I
EDI RAMA
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47.7%
-
Jo
50.2%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 8535
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32