/ATSH-AFP/ - Republika e Qipros kërkon që Bashkimi Evropian të luajë një rol më të madh në negociatat për një ribashkim të ishullit, një ide tashmë e pritur pozitivish nga pala qiprioto-turke, theksoi sot negociatori i saj.
"Ne dëshirojmë një prani të Bashkimit Evropian në bisedime", deklaroi Andreas D. Mavroyiannis në një intervistë në Nikozi.
"Ne kemi konstatuar me shumë kënaqësi që drejtuesi i ri qiprioto-turk, Mustafa Akinci ishte shumë i hapur dhe pozitiv përballë kësaj ideje", shtoi ai.
"Nga kjo pikëpamje ka një ndryshim të rëndësishëm nga ana e Republikës turke të Qipros së Veriut (RTCN)", nënvizoi ai.
Mavroyiannis shtoi gjithashtu se BE-ja nuk ishte thirrur të zëvendësonte Kombet e Bashkuara që mbështesnin negociatat për të kërkuar një zgjidhje për Qipron, ndarë në dy pjesë që prej vitit 1974 dhe pushtimit të një të tretës nga Turqia, në reagim ndaj një grushti shteti që parashikonte bashkimin e ishullit me Greqinë.
/Shqiptarja.com