Qiratë e shtëpive të larta në Tiranë, studentet kërkojnë konviktin! Nga 3456 vende akomodimi, vetëm 200 shtretër ende të lira

Nga Rrogozhina, Amanda Dushku për të ndjekur studimet në vitin e dytë të fakultetit të gazetarisë në Tiranë, nuk u strehua në shtëpi me qera. Përballë  çmimeve të larta të qirasë, ku minimalisht një dhomë e kuzhinë kushton 200 Euro në muaj, Amanda vendosi të jetojë në konviktet e Qytetit Studentit

“Është një pagesë modeste që përfshin të gjitha kushtet. Nuk krahasohet, që nëse do merrja një shtëpi me qira, shpenzimet do ishin më të larta. Pagesën e bëj me këste”, tha Amanda.

Por ajo dhe të tjerë studentë duket se po zgjedhin qytetin studenti jo thjesht për arsye të cmimeve. Ambientet brenda të konviktit kanë ndryshuar thonë ata.

'Kushtet janë të mira tek godina që jam. Për aq sa paguaj',- tha një student.

'Zgjodha ‘Qytet Studenti’ sepse është një vend më i sigurt. Është tipik për studentët.'- tha një tjetër.

Këtë vit akademik ka patur shtim të kërkesave të studentëve për tu akomoduar në godinat e studentit. Aktualisht janë lirë rreth 200 shtretër, nga 3456 të tillë në hapësirën akomoduese.

“Ka një kërkesë në rritje  këtë vit. Na zgjedhin për siguri dhe çmim konkurrues, tha drejtoresha “Qytet Studentit”, Anila Shehu.

Çmimet për një shtrat nisin nga 4500 lekë deri më 5500 në muaj, por me propozimin e bashkisë së Tiranës,  kjo shifër pritet  të përgjysmohet.

“Është mirëpritur nga studentët nisma. Ka dhoma me kapacitet 3 student dhe ka dhoma me kapacitet 2 studentë. Ata që janë në vështirësi ekonomike bën një kërkesë dhe pagesën e bën çdo muaj. Ka studentë që e bëjnë pagesën në këste. Me dy, me tre, me katër, me pesë”, tregoi Shehu.

Për herë të parë këtë vit, studentët kanë pasur mundësi që të zgjidhnin godinën dhe dhomën, nga vendqëndrimet e tyre, nëpërmjet rezervimit në aplikacionin, qytetstudenti.tirana.al.

“Risi sivjet është që studenti e zgjedh dhomën online nëpërmjet një sistemi online. Çdo student bën rezervimin pa patur nevojën që të vijë pranë konvikteve”, përfundoi drejtoresha. 

Viti i ri akademik, 2022-2023 nis me 17 tetor, por mësimi pritet të cënohet për shkak të protestës së pedagogëve të cilët kërkojnë rritje page dhe vlerësim të orëve shtesë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës