Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe 61 bashkitë e Shqipërisë nisën sot në qytetin e Lushnjës projektin "Bashkitë për në Evropë".
/Shqiptarja.com
Në dy vitet e ardhshme projekti do të ndihmojë në forcimin aftësisë qeverisëse të bashkive që lidhet me integrimin ne BE si dhe do te krijojë këndet e BE-se në 61 bashkitë e vendit ku do të ofrojë informacion për administratën lokale dhe publikun shqiptar lidhur me politikat e BE-se dhe programet e saj.
Prezantimi i projektit është bërë në Qendrën Kulturore "Vace Zela" në Lushnje, ndërsa e pranishme ishte edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi.
Prezantimi është pasuar nga një debat midis autoriteteve vendore dhe rinise se qytetit lidhur me prioritetet e qeverisjes vendore. Fillimi i projektit përkon me Javën Evropiane të Demokracisë Vendore.
dy.b/shqiptarja.com











