Pakti Detar me Greqinë u nënshkrua më 2009 nga Dora Bakojanis dhe Lulzim Basha, dy ministrat e Jashtëm të atyre viteve të Greqisë e Shqipërisë.
Opozita e atëhershme e ankimoi këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se vendi humbte 354.4 km katrorë sipërfaqe ujore, duke shkelur edhe Kushtetutën e vendit, që nuk i jep askujt të drejtën e tjetërsimit të pjesëve përbërëse territoriale të vendit, qoftë edhe në hapësira detare.
Në janar 2010 Gjykata Kushtetuese e rrëzoi Paktin Detar, me unanimitet të rrallë votash të gjithë anëtarëve të saj, duke e shpallur antikushtetues dhe në dëm të interesave kombëtare.
Kjo solli domosdoshmërinë e rishikimit të marrëveshjes, si nisur nga kërkesa e palës greke, që ishte e sigurt se kishte arritur një sukses të padiskutueshëm, që po i ikte nga dora, ashtu edhe nga nevoja për të vendosur një herë e mirë rregulla strikte sipas parimeve të Konventës Detare ndërkombëtare në Kanalin e Korfuzit dhe më tej, lidhur me të drejtat e secilit vend mbi vijat e komunikacionit, shfrytëzimin e shelfit kontinental, pasurive natyrore (hidrokarbure, peshk, etj).
Sot e kësaj dite, pakti mes dy vendeve ka mbetur ende në letër. Shqiptarja.com sjell për herë të parë një qëndrim të ekspertëve të pavarur ligjorë ndërkombëtarë lidhur me çështjen se si mund të dilet nga situata e krijuar. Duke e konsideruar si shumë të vështirë për Shqipërinë…
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com