"Kam rënë në dashuri me tim
bir dhe dua të kem fëmijët e tij"

"Kam rënë në dashuri me tim<br />bir dhe dua të kem fëmijët e tij"
Një nënë që braktisi djalin e saj 30 vite më parë, tani thotë se është e dashuruar me të dhe ka rrëfyer se janë në fakt duke u përpjekur për të bërë një fëmijë bashkë. Kim West 51 vjeç është në një marrëdhënie me djalin e saj biologjik, Ben Ford, 32 vjeç prej dy vitesh, menjëherë pasi ai i dërgoi një letër në 2013-tën.

51-vjeçarja u detyrua ta jepte për adoptim djalin e saj në moshën 19-vjeçare, një javë pasi e solli në jetë  dhe nuk dëgjoi më kurrë prej tij. Ishte Ben ai që e kontaktoi tre vite më parë, nëpërmjet një letre. Pasi u takuan, të dy kuptuan që ndjenin diçka më shumë për njëri-tjetrin.

Dyshja tani thotë se ka një jetë seksuale ‘fantastike’ dhe po planifikojnë për t’u martuar, ndërsa këmbëngulin që marrëdhënia e tyre nuk është një marrëdhënie incesti. “Ky nuk është incest, është ‘Tërheqje Seksuale Gjenetike’. Jemi bërë për të qenë bashkë,” është shprehur

Kim për New Day. Ajo thotë se e di që njerëzit do të reagojnë negativisht dhe do të thonë gjëra të tmerrshme, por ajo është e gatshme të luftojë për atë marrëdhënie. ‘Tërheqja Seksuale Gjenetike’ bën që njerëzit me lidhje gjaku të ndihen të tërhequr seksualisht pasi takohen në një moshë madhore.

Djali i saj, Ben, ishte i martuar me Victoria-n, të cilën e la për të qenë me nënën e tij. Kim që ushtron profesionin e arredueses së brendshme në Islington, Angli, tha se e kuptoi tërheqjen që kishte ndaj djalit të saj pasi nisi të shohë ëndrra seksi me të. Të dy folën fillimisht në telefon, përpara se të takoheshin në hotel ku pinë alkool dhe dhuruan puthjen e tyre të parë. Pastaj kryen disa herë ‘seks të hatashëm’.

Tre ditë më vonë, Ben i tha të vërtetën gruas së tij dhe tani, dy të dashuruarit janë zhvendosur në Michigan ku janë njohur me një tjetër çift që vuan nga e një sindromë.
kim west 
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema