Grupi nismëtar, i kyesuar nga promotori i kësaj lëvizjeje të rëndësishme atdhetare, figura e spikatur e komunitetit shqiptar të Kanadasë, Dr. Alban Merepeza, parashtroi idetë kryesore dhe hapat që do të hidhen për realizimin e këtij projëkti ambicioz.
"Shtëpia e Shqiptarit" do te jetë një ndërtim i ri, që do të shërbejë jo vetëm për tubimet dhe veprimtaritë komunitare, por edhe një mjedis që do të mirëpresë e orientojë emigrantët e rinj.
Ndërtimi masiv, me projekt-ide nga arkitektja e Universitetit te York-ut (Toronto) Irma Kabashi, do te zerë një siperfaqe prej rreth 2.000 metër katror. Projekti do të financohet kyesisht nga vetë komuniteti, duke patur në të ardhmen edhe mbështetjen e qeverisë së provincës së Ontarios, ashtu si edhe të asaj federale te Kanadasë.
Në kërë mbrëmje morën pjesë dhe kontribuan "me bereqet", me fonde monetare të konsiderueshme shumë biznesmenë te suksesshëm të komunitetit tonë. Si Aldi & Klodian Cibuku, Bersi & Ivi Xhelili, Dr. Alban Merepeza, Gjergj Vani, Bujar Zejnullahu & Dashnor Hasku, Bedri & Mehdi Toqani, Bashkim Breznica & Alit Kerimi, Fatmir & Berat Bajrami, Ferzi & Fari Bekiri, Dr. Lulzim Rrafshi & Dr.Agron Alija, Ylli Beqiri & Naser Berisha, Burim Ademi & Fisnik Konjufca, Ilir Lena, etj.
Përshëndetën Mbrëmjen Gala Ministrja e Emigracionit të Ontarios, e Nderuara Laura Albaneze, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës ne Kanada, ZZ. Ermal Muça dhe Lulzim Hiseni. Me interesim te vecantë e plot duartrokitje u prit përshëndetja e legjendës së sportit tonë kombëtar, Lorik Cana, si edhe nderimi i tij me trofeun "Krenaria e Kombit 2017" nga Kryesia e Shoqatës. Mbremjen e pasuruan me performancën e tyre artistët Ana Golja, Valon Shehu, Era Rusi dhe Përparim Mefaja.
Padyshim, është hedhur vetëm hapi parë në këtë aksion qytetar që, veç të tjerash, do të forcojë më tej kohezionin në komunitet. Dhe siç shihet starti është vërtetë optimist. Sic tha Dr. Merepeza, rruga do të jetë e gjatë, plot vështirësi, por në fund do t'u lejmë fëmijëve tanë shtëpinë e tyre të përbashkët, "Shtëpinë e Shqiptarit".
Kujtim Kabashi
Toronto, Kanada
Dr Alban Merepeza, Ermal Muça, Lorik Cana, Ramazan Kellezi
dy.b/shqiptarja.com












