Në kuadër të nismës “Të Pastrojmë Shqipërinë” , “Ecovolis” i është bashkuar duke realizuar një aksion pastrimi në pjesën e Bregut të Lumit tek Urra e Babrroit.

Të rinjve që kanë pastruar për orë të tëra i është bashkuar edhe ambasadori amerikan Alexander Arvizu, i cili gjithashtu ka veshur dorezat e verdha dhe i “është futur” punës për të hequr mbeturinat e shumta në këtë vend.

Zona e Bregut të Lumit konsiderohet një nga zonat më të ndotura dhe të mbushura me mbeturina në Tiranë. Nën moton “Toka është shtëpia jonë! Mbaje Pastër!” ka vijuar ky aksion i Ecovolis.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO