Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka nënshkruar një marrëveshje ditën e djeshme me homologun e saj në Podgoricë, gjatë një vizite zyrtare ne Mal të Zi. Gjermeni vuri theksin në intensifikimin e bashkëpunimit në sektorin e ndërtimit.
“Synimi ynё, ёshtё krijimi i njё sistemi elektronik pёr lejet e ndёrtimit sipas modeleve mё bashkёkohore Evropiane pёr tё lehtёsuar procedurat e aplikimit pёr leje ndёrtimi në shërbim të qytetarëve dhe investitorëve të huaj dhe vendas”, tha ajo.
Gjermeni bëri të ditur se vitin e ardhshëm forumi i dytë “Reforma nё dhёnien e lejeve tё ndёrtimit pёr njё rajon mё konkurrues” do të organizohet në shqipëri çka i jep mundësi që të rritet bashkëpunimi midis dy vendeve.

Nё kuadër të aspiratës së përbashkët të dy vendeve tona për tu anëtarësuar në BE - u shpreh Ministrja Gjermeni - bashkёpunimi ndёrmjet dy ministrive tona nё fushёn e planifikimit tё qёndrueshёm, standardeve tё ndёrtimit, strehimit social, procesit tё legalizimit dhe urbanizimit tё ndёrtimeve informale do tё shёrbejё nё shkёmbimin e eksperiencave mё tё mira dhe nё forcimin e marrёdhёnieve ndёrmjet dy vendeve tona.
“Pёrafrimi i legjislacionit nё fushёn e planifikimit dhe standardeve tё ndёrtimit me Bashkimin Evropian, si dhe ndёrmarrja e njё procesi tё mirё koordinuar tё menaxhimit tё territorit, i cili po finalizohet me hartimin e tre instumentave tё rёndёsishёm tё planifikimit si Plani i Pёrgjithshёm Kombёtar, Planit tё Integruar Ndёrsektorial pёr zonёn ekonomike Tiranё – Durrёs dhe Planit tё Integruar Ndёrsektoril pёr Bregdetinjanё ndёr prioritetet mё tё rёndёsishme tё Ministrisё sё Zhvillimit Urban”, tha Gjermeni.
Ndërsa nga ana tjetër homologu malazez e vuri theksin e tije të bashkëpunimit në finalizimin e projekteve për menaxhimin e integruar të basenit të lumit Buna dhe të liqenit të Shkodrës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com