Protesta sot në Tiranë shënon ditën e 21. Kjo e sotmja është cilësuar si protestë mbarëkombëtare ndërsa qytetarëve në Tiranë u janë bashkuar dhe të ardhur nga diaspora, disa prej të cilëve me disa makina kanë parakaluar në akset kryesore të kryeqytetit.

Diaspora është grumbulluar te bulevardi ‘Zogu i Parë’ dhe do u është bashkuar protestuesve të tjerë në sheshin ‘Skënderbej’ për të vijuar me marshimin drejt kryeministrisë.

Lajmi në përditësim...

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:51
Qytetari i ardhur nga Britania: Sfidoj Edi Ramën, jep dorëheqjen deri nesër dhe lëre atdheun të gdhijë i lirë

Një qytetar i ardhur nga Britania sfidoi kryeministrin Edi Rama nga foltorja duke i kërkuar dorëheqjen deri më 21 qershor.

“Ju rrezatoni shpresë, ndryshim, revolucion. Kam ardhur në Londër. Iu drejtova shqiptarëve: Edi Rama, unë si ti, ne emigruam nga Britania, ti erdhe nga Parisi. Ti e kishe një zgjedhje, unë e kam zgjedhjen. Ti erdhe si model i një njeriu tolerant, që do të sillte ndryshim. Shihe si je transformuar, në një njeri autoritar.

Në të gjitha protestat që kemi bërë në Londër, kemi sjellë një mesazh për dorëheqje. Në 36 vite kemi parë parti që protestojnë për të hequr një regjim e për të sjellë një tjetër. Kjo protestë është protestë qytetare për revolucion, për transformim, për reforma demokratizuese.

Kjo është shpresë për të realizuar proceset demokratike që i lamë në mes në vitin 1996 dhe ju sot po i realizoni në vitin 2026. Kjo është lëvizje qytetare, por kërkon reforma politike.

Nga Britania i kërkojmë Ramës dorëheqjen dhe qeveri teknike që të udhëheqë vendin me procese demokratike për 12 muaj. Qeveria teknike, e cila do të udhëheqë vendin për 12 muaj, duhet të mandatohet që të garantojë ndryshimin e Kodit Elektoral. Ne i kërkojmë lista të hapura që Parlamenti nesër të ketë deputetë me parim dhe moral. Ramën e sfidoj, jepet dorëheqjen deri me 21 qershor dhe lerë atdheut të gdhihet i lirë të hënën më 22 qershor.”, tha qytetari.

Ora 19:43
Protesta para Kryeministrisë, emigrant: Ky është një moment historik! Për lirinë duhet të luftojmë çdo ditë

Një tjetër protestues nga Diaspora e cilësoi si një moment historik protestën që po mbahet.

“Ky është një moment historik, prandaj jemi sot këtu. Kemi dy rrugë: Njëra ku të na mbajnë peng bijtë e qoftëlargut dhe rruga tjetër e lirisë dhe begatisë. Pas tre dekadash demokracia nuk erdhi se brezi para nesh mjaftonte rrëzimi i asaj statuje dhe liria do vinte. Por historia na mëson: Liria nuk dhurohet, as uk trashëgohet, por duhet të luftojmë e ta mbajmë çdo ditë. Që demokracia të vijë këtu duhet edhe drejtësi. Ne nuk na kanë vjedh vetëm pasurinë por na kanë vjedhur edhe jetën. Nuk duhet të lejoni që heshtja të bëhet bashkëpunëtire e fajësisë”, tha protestuesi.

Ora 19:28
E reja vjen nga Italia në protestë: Rama, jemi këtu të gjitha votat që ke vjedhur në diasporë, uroj që rruga drejt dorëheqjes të jetë e lehtë

Një qytetare e ardhur nga Italia iu drejtua nga foltorja kryeministrit Edi Rama duke i thënë se sot përpara zyrës së tij janë të gjitha votat e vjedhura nga diaspora. Fjalën e reja e mbylli duke i kërkuar Edi Ramës dorëheqjen nga qeverisja e Shqipërisë.

“Jemi të gjitha votat që ke vjedhur në diasporë këtu sonte. Sot jemi këtu për t’ju sjellë një mesazh të qartë, diaspora e Milanos ecën krah për krah e protestuesve të Tiranës. Kemi ngritur zërin në Itali ashtu siç po e ngrini ju sot këtu. Shqipëria është vendi ynë dhe do e mbështesim deri në fund. Ne nuk jemi vetëm, dua ti them Ramës se ne kemi mbështetjen dhe të eurodeputetëve të parlamentit evropian. Ata po na ndjekin hap pas hapi, po na dëgjojnë zërin, po lexojnë një për një pankartat. Kanë shprehur gatishmëri për të qenë pranë nesh deri në fund. Zoti Rama të uroj që rruga drejt dorëheqjes të jetë sa më e lehtë”, tha një protestuese.

Ora 19:27
Protestuesi: Rama na ka ironizuar se kemi ardhur me makina luksosze, po ne i kemi duart me kallo

Një tjetër protestues nga Diaspora ka mbajtur fjalën para Kryeministrisë.

“Kryeministri Edi Rama na ka ironizuar se kemi ardhur me makina luksosze. Po ju hajdut i kombit. Ikëm me gomone dhe vijmë me kmakinëa të shtrenjta se i kemi me duar me kallo. Nesër do vijmë me avion privat”, tha protestuesi.

Ora 19:24
Protestuesi: Kjo nuk është një protestë, por një kryengritje! Diaspora e do Shqipërinë pa interes

1781975910_protesta.png

 Në protestën e sotme para kryeministrisë kanë ardhur edhe emigrantë. Në fjalën e tij protestuesi tha se kjo nuk është një protestë, por një kryengritje.

“Kam 25 vite në që jetoj në Diasporë. Kjo nuk është një protestë, por një kryengritje. Edhe pse unë e kam rregulluar jetën, pse fëmijët e mi duhet të kërkojnë një gjë në gjuhë të huaj. Diaspora e do Shqipërinë pa interes. Pse është e rëndësishme Diaspora?

Ishte Jeronim de Rada dhe At Preng Doçi që nisën në Diasporë Rilindjen shqiptare. Ishte Nënë Tereza që jetoi në Diasporë dhe u tregoi botës dashurinë e shqiptarit për njerëzimit. Ishte Skkënderbeu që pas shumë vitesh u kthye nga Diaspora dhe bashkoi shqiptarët”, tha Renisi me origjinë nga Mirëdita.

Ora 19:15
Shqiptarë të diasporës vijnë në Tiranë për protestë, rreth 30 automjete luksoze kanë hyrë nga Muriqani! Paradë nëpër kryeqytet (VIDEO + FOTO)

Protestuesve në Tiranë sot i janë bashkuar shqiptarë dhe nga diaspora. Burime nga policia kanë bërë me dije se nga pika kufitare e Muriqanit kanë hyrë 30 automjete me targa të huaja për të marrë pjesë në protestë.

Këto automjete ishin të gjitha luksoze me targa angleze dhe 2 italiane Makinat e shtrenjta bashkë me disa të tjera me targa shqiptare parakaluan nëpër rrugët e Tiranës para protestës.