TIRANË- Qytetarët janë mbledhur në protestë për të 28-ën ditë me radhë. Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, qytetarët marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, atje ku po mbahen edhe fjalimet.
Grupi koordinues i protestës ka paraqitur një listë më kërkesa utopike drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, të cilat fillimisht u prezantuan nga Dritan Goxhaj. Ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike 12 mujore dhe ndërhyrje të rëndësishme kushtetuese. Mes të tjerave kanë kërkuar ndryshimin e kodit zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se 2 mandate.
Eurodeputetja ekstremiste italiane Ilaria Salis, e cila mbërriti sot në Tiranë, iu bashkua protestës para Kryeministrisë. Ajo mbajti edhe një fjalim me të cilin deklaroi se Shqipëria dhe pasuritë e saj natyrore nuk janë "plaçkë për t'u shitur". Fjalimi dy orë pasi kishte takuar kreun e partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori.
"Shqipëria, bukuria visaret e trashëgimisë natyrore nuk janë plaçkë për tu shitur tek shitësi më i mirë, ishulli i saznait dhe laguna e Nartës duhet të qëndrojnë të mbrojtura për të gjithë. Dhe këto nuk duhet të bëhen parku i lojërave për pasanikë. Ky është model që duhet kundërshtuar sepse bazohet mbi korrupsion, privatizime dhe interesat e më të fuqishmëve", tha ajo.
Në nisje të marshimit, protestuesit mbajtën edhe 1 minutë heshtje për të rënët në Çamëri në 82-vjetorin e gjenocidit grek.
Lajmi në përditësim….

Thirrje ekstreme në protestën e sotme para kryeministrisë. Një protestuese tha se kryeministrin Edi Rama duhet ta varin në litar pasi nuk duhet ta mbajnë as në burg për të mos harxhuar taksat.
“Para 2 ditësh kryeministri u kujtua që ekzistojnë shqiptarët dhe mblodhi kabinetin qeveritar, duke kërkuar që të dilnin në terren dhe të pyesnin se çfarë hallesh kishte ky popull. Po 13 vite më parë ku ishte? Sot u kujtua që ky popull po vuan atje ku nuk duhet. Sot fshatrat janë të plakur, nuk ka njerëz. Qytetet e vogla janë plakur, shkollat janë mbyllur.
Të gjithë bashkë, në çdo cep, të ngrihemi dhe të mos e lëmë këtë kryehajdut që e ka kapur këtë vend dhe nuk po e lëshon. SPAK-ut i bëjmë thirrje: mos e tremb, se ke gjithë Shqipërinë me vete. Merre dhe arrestoje, se e meriton burgun. Jo burg, jo, se do e mbajmë me prapë me taksa. Ai do varur në litar, o njerëz. Atyre u duhet sekuestruar pasuria. Me pasuritë e këtyre pushtetarëve ne do të hapim 5 vite bukë dhe shumë të lumtur. Të gjitha bregdetet janë të privatizuara. Pse nuk arriti ky vend të bëhej si Turqia, që njerëzit të pushojnë? Këtu është çdo gjë e privatizuar”, tha qytetarja.

Në murin te shkallët e ndërtesës së kryeministrisë, protestuesit kanë ngjitur disa fleta ku shkruhen skandalet që i atribuojnë qeverisë. Në mur shihet i afishuar skandali i koncesionit të check-up në Shëndetësi, dosja ‘Tahiri’, shembja e Teatrit Kombëtar, vrasja e Klodian Rashës e të tjera.

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis, e cila mbërriti sot në Tiranë, iu bashkua protestës para Kryeministrisë. Ajo mbajti edhe një fjalim me të cilin deklaroi se Shqipëria dhe pasuritë e saj natyrore nuk janë "plaçkë për t'u shitur". Eurodeputetja bëri thirrje për mbrojtjen e ishullit të Sazanit dhe Lagunës së Nartës sipas saj, interesat e oligarkëve dhe privatizimet.
“Europa nuk është në Burksel, Europa është këtu. Është europa më e mirë kjo, sepse populli me trupin, inteligjencën, nevojat ëndrrat me të drejtën për të vendosur për të ardhmen po ngrihet në këmbë. Sot populli, Shqipëria, bukuria visaret e trashëgimisë natyrore nuk janë plaçkë për tu shitur tek shitësi më i mirë, ishulli i saznait dhe laguna e Nartës duhet të qëndrojnë të mbrojtura për të gjithë. Dhe këto nuk duhet të bëhen parku i lojërave për pasanikë. Ky është model që duhet kundërshtuar sepse bazohet mbi korrupsion, privatizime dhe interesat e më të fuqishmëve. Gjëra të tilla ndodhin kudo në Europë dhe në të gjithë botën. Ajo që po bëjmë ne sot, është shumë e rëndësishme, sepse këtu po bëhet historia, po hapet rruga për të gjithë popujt me trimëri. Një shembull që na fton të marrim dorë fatet tona në duart tona dhe mos të lejojmë që oligarkitë të vendosin për ne sepse Shqipëria nuk është në shitje, bota nuk është në shitje. Te drejta e personave, natyrës duhet të vijnë para parasë dhe oligarkive. Rroftë revolucioni i flamengove, rroftë Shqipëria”, tha ajo.
Fjalimi i eurodeputetes u mbajt vetëm 2 orë pasi kishte takuar kreun e partisë Lëvizja Bashkë, Arlind Qori dhe deputetin Redi Muçi.

Një protestues i ka bërë thirrje SPAK që t’i ndihmojë që revolucioni për “Shqipërinë e re” të ndodhë paqësisht. Ai bëri thirrje që të hetohet kryeministri Edi Rama, ministrat, por edhe Sali Berisha.
“Thirrje SPAK që ta bëjnë të mundur që ky revolucion të ndodhë paqësisht. Sot SPAK e ka mundësinë që të bëhet hero për fëmijët tanë, që kur fëmijët tanë të rriten dhe të gëzojnë Shqipërinë e re të kenë heronj prokurorët e SPAK. Hetoni Edi Ramën, ministrat në afera korruptive, çojini në burg, pasi arrestimi i Ramës do i hapte rrugë procesit dhe Shqipërisë së re. Patjetër edhe Berishës”, tha një protestues.
Aktivistja Luçiana Koka, e cila është edhe pjesë e grupit koordinues të protestës, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të dorëhiqet. Ajo tha se një prej kërkesave kryesore të tyre është edhe shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura, që sipas saj nuk prek vetëm Shqipërinë, por edhe interesin e gjithë BE ku Shqipëria synon të aderojë.
“Qëndresa jonë është historike dhe kjo qëndrese kaq e bukur dhe kaq paqësorë është ajo që i ka prishur gjumin qeverisë. Ne do vazhdojmë çdo ditë e më shumë. Ndërkombëtarët janë me ne, disa prej tyre janë disa mes nesh, disa do vijnë në ditët në vazhdim. Kjo është një mbështetje e madhe. Por edhe në duhet të mbështesim ato vendime që PE ka marrë për ne.
I pari është shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura, i cili është nëna e shumë të zezave që po përjetojmë këtu, po jepen tokat shqiptare pa kriter. Ligji që ka prek Rrjollin tim e Zvërnecin. Ky ligj nuk prek vetëm Shqipërinë, por interesat e gjithë BE, duke cenuar zonat e mbrojtura, ekosistemi i Shqipërisë cenohet edhe ekosistemi i BE aty ku ne duam të aderojmë, i thërrasim shumë fort anulimit të ligjeve dhe dorëheqjes së kryeministrit”, tha ajo.
Komente









Po qe se SPAK do bente punen e vet 90% e ju protestuesve duhet te ishit ne burg per tradheti kombetare pasi po destabilizoni Shqiperine per interesat e Iranit qe Shqiperia e ka shpallur vend armik qe sponsorizon terrorizmin. 10%-shi tjeter duhet te ishte ne burg pasi jeni pedofile,trafikante droge e plot krime te tjera.Pra thjesht jeni llumi i shoqerise shqiptare.
PërgjigjuKush u jep te dejten ketyre te flasin ne emer te popullit?!! Vazhdoni piquni ne diell, deri ne zgjedhjet e radhes. Aty do e provoni sa ju vlereson populli. E provoi njehere nje nga sponsoret tuaj, shoku Al-bin e dole si rruar qethur
Përgjigju