Hetimet e nisura ndaj sulmit të koordinuar kibernetik ndaj bizneseve, të nxitura nga thirrjet në protestat para kryeministrisë, aktivisti Andi Tepelena i cilëson si metodë të regjimit për të kontrolluar fjalën e lirë. Mesazhin e pati drejtpërdrejtë me kreun e policisë së shtetit.

“Dua t’i them Hitës në vend që të bësh këto thirrje qesharake se po kthehesh në komunizëm dixhital, do bëjë mirë t’i bëjë thirrje patronazhistëve që fshihen nëpër bodrume, që u vërsulen qytetarëve. Po të ndërhysh në google për review kalon në qesharake. Regjimi bën çmos të kthejë policinë kundër fjalës së lirë”, tha Andi Tepelena.

Ditën e 40-të të protestës e konsideruan si një fitore për të vrarë frikën, ndërsa në shenjë simbolike disa student shpërndanë hallvë në turmë.

“Janë të 40-at që shqiptarët kanë vrarë frikën. Ka vdekur frika te ne, dalim për atë që mendojmë se duhet dalë dhe kështu do të bëjmë deri në fund. Ndoshta për disa mund të jetë ditë zie, por për ne është ditë gëzimi. Ju ftojmë kush do të provojë pak nga hallva që kanë përgatitur studentët jeni të lirë”, tha studenti.

Mes thirrjeve kundër koncertit të këngëtarit amerikan Kaney West, organizatorët i bënë thirrje turmës për ta bojkotuar, ndërsa paralajmëruan zhvillimin paralel të një proteste madhore.   

“Në datën 11 do të jetë një protestë shumë e madhe dhe qytetarët do t’i bëjnë një bojkot të madh kryeministrit në ikje Edi Ramës dhe Kanye West”, tha Arbër Kola.

Nga bulevardi qytetarët kërkuan sërish dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa një mesazh ia drejtuan edhe PD-së.

“Bashkimi ynë do i tregojë Evropës dhe botës që jemi njëlloj në dinjitet si e gjithë bota. Prandaj PD të mbajë duart larg nga përpjekjet për të marrë autorësinë e kësaj proteste”, Arbër Lleshi.

Pas fjalimeve para kryeministrisë protestuesit vijuan  ritualin e përnatshëm të marshimeve në rrugët e kryeqytetit.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:18
Vijon marshimi nëpër Tiranë, protestuesit përsërisin thirrjen: Çohuni nga kafja (VIDEO)

 

Gjatë marshimit te zona ‘9-katësheve, protestuesit kanë përsëritur thirrjen ‘çohuni nga kafja’ teksa po kalonin pranë disa lokaleve.

Ora 21:37
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit fillojnë marshimin e 40-të në rrugët e Tiranës (PAMJE ME DRON)

 

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë në ditën e 40-të të protestës, qytetarët kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, akt tashmë i kthyer në rutinë të çdo fundtubimi në kryeqytet.

Ora 21:36
Protestuesi: Rama mos bëj gangsterin se nuk bëhesh dot i fortë me popullin, të ka ardhur fundi! Kjo është shtëpia jonë, ne vendosim

 

Një protestues nga bulevardi, bëri thirrje për arrestimin e ish-zv,kryeministres Belinda Balluku. Ndër të tjera, protestuesi tha se shqiptarët nuk mund të pranojnë të qeverisen nga një kryeministër i korruptuar ndërsa fjalën e tij e mbylli me shprehjen ‘Rama në burg, Berisha në burg’.

“Për të 40-tën ditë themi: arresto Ballukun, jep dorëheqjen. Të ka ardhur fundi. Në 13 vite ne i dimë të gjitha dështimet e tua. Europa ka marrë gjithmonë më të mirët tanë. Çdo shqiptar ta mendojë kthimin në atdhe, kjo është toka jonë. Nuk mund të lejojmë një kryeministër të korruptuar dhe një ish-kryeministër të korruptuar të vazhdojnë. Rama në burg, Berisha në burg. Mos e bëj gangsterin si kryeministër, sepse nuk bëhesh dot kurrë i fortë me popullin. Me këtë popull kaq të bukur dhe të mrekullueshëm. Rama jep dorëheqjen, se po nuk e dhe do të heqim ne. Kjo është shtëpia jonë, ne vendosim”, tha protestuesi.

Ora 20:33
Studentët u shpërndajnë protestuesve hallvë: Janë të 40-at që shqiptarët kanë vrarë frikën (VIDEO)

 

Në ditën e 40 të protestës, studentët kanë shpërndarë në shesh hallvë.

“Janë të 40-at që shqiptarët kanë vrarë frikën. Ka vdekur frika te ne, dalim për atë që mendojmë se duhet dalë dhe kështu do të bëjmë deri në fund. Ndoshta për disa mund të jetë ditë zie, por për ne është ditë gëzimi. Ju ftojmë kush do të provojë pak nga hallva që kanë përgatitur studentët jeni të lirë”, tha studenti.

Ora 20:26
Review-t negative nëpër biznese, aktivisti Tepelena i përgjigjet Hitës: Qesharake, po kthehesh në komunizëm dixhital! Merru me patronazhistët

 

Aktivisti Andi Tepelena nga bulevardi, i është kundër përgjigjur drejtorit të Policisë së Shtetit Skënder Hita lidhur me review-t negative të bëra në masë në bizneset shqiptare. Tepelena tha se kjo është një formë e komunizmit të moderuar, një formë e shtetit për të terrorizuar qytetarët e fjalën e lirë.

“Armiq që duan të dëmtojnë turizmin dhe ekonomisë shqiptare. Dua t’i them Hitës në vend që të bësh këto thirrje qesharake se po kthehesh në komunizëm dixhital, do bëjë mirë t’i bëjë thirrje patronazhistëve që fshihen nëpër bodrume, që u vërsulen qytetarëve. Po të ndërhysh në google për review kalon në qesharake. Regjimi bën çmos të kthejë policinë kundër fjalës së lirë. Dikur përdornin spiunët, sot përdorin terrorizmin dixhital, kur ti akoma ke zbuluar kush hoqi flamurin nga ambasada e Izraelit, kush janë agjentët e Iranit e të tjerë, si mund të zbulosh ata që janë armiqtë tanë që duan të shkatërrojnë ekonominë dhe turizmin. Kjo është e turpshme dhe e rrezikshme. Regjimi është në gramën e fundit dhe po përdor të gjitha metodat për të terrorizuar aktivistët, fjalën e lirë, qytetarët, por kjo nuk do të funksionojë”, tha Andi Tepelena.

K.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Letra me vrime: 10/07/2026 01:09

    O me te “mencurit “ e shqiptareve kaq te zgjuar jeni sa po festoni me hallve te dyzetat e asaj qe krijuan vete e ne fakt keshtu e meriton Hallve ndahet vetem per vdekje e tjeter gje eshte kur perdoret si embelsire ne shtepi, Qe Shqiperia ka nevoje te kete nje shtet me te fortress, ekonomi me te forte , arsim e shendetsi me te forte, infrastructure me te forte, drejtesi po ashtu POOOOR nuk ka nevoja per nje shtet te zgjedhur me leter me vrime,si doni ju Meqe e konsideroni veten kaq te zgjuar provoheni edhe ju si Gonja, Qorri Llapa e fitoni me shme se gjysmen e parlamentit e i beni shqiptaret me te lumturit e botes me rroga e pensions te larta qe dine shume bukur vetem ti japin gojes

    Përgjigju
  • Akil: 09/07/2026 22:33

    Prandaj nuk vijnë njerëzit t'ju bashkohen : veç mallkime, ofendime dhe tani hallvë... Turp të keni ! Turq mbetët. Mjaft se jeni bërë gazi i botës !

    Përgjigju
  • tel: 09/07/2026 20:41

    Po hani hallven e te 40-tave tuaja o tradhetare. A e shikoni se si e vrate protesten o te semure mendore?Ka me shume gazetare e kameramane se protestues.

    Përgjigju
  • Sula: 09/07/2026 20:01

    Mire ja bejne pak frske jashte muhabet parade mode,kush te dale me pare prr te fol qe te duket ne TV dhe ta shikojne edhe te afermit jadhte e brenda vendit.Bravo sa mire po e ndihmoni vendin tone qe te jemi sa me prane europe

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 09/07/2026 20:00

    Ti hane ate qe nuk thuhet qeveris Rama .Plerat berishiste nuk kane per te fituar gje aty te rine e te lehin si qente .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08

    Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?