Qytetarët optimistë: Do hapen se s'bën negociatat! Palët të dialogojnë për hatër të shqiptarëve

TIRANË- Shqiptaret janë optimistë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.  Ky optimizëm vjen pasi parlamenti gjerman votoi pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian me dy kushte ndërsa shtatë të tjera do zbatohen pas hapjes së negociatave.

Report Tv pyeti qytetarët e Tiranës se cilat janë pritshmërinë e tyre pas vendimit të Budestagut.

"Themi se do hapen, me shpresa ishAllah do Zoti hapen"

"Patjetër që do hapen negociatat, patjetër, ka ardhur fundi tani u mbush kupa, kërkesat po plotësohen, kështu që nuk ka asnjë pengesë për mendimin tim"

"Do hapen se s'bën, ca do bëjnë tjetër, ne i kemi të plotësuara detyrat"

Jemi optimist, po do hapen"-u shprehën disa nga qytetarët

Përsa i përket marrëdhënieve mes palëve politike, qytetarët janë të mendimit se duhet një dialog mes tyre për të mirën e shqiptarëve.

"Po patjetër që do bëjmë dialog, pa bërë  dialog nuk bëhet, do bien dakord të gjithë edhe është e mbaruar ajo punë"

"Po kështu mendoj se do të arrijnë një dialog të mirë"

"Duhet të bien dakord për hatër të shqiptarëve patjetër"-thanë qytetarët

Vendimi final i BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të merret më 18 Tetor, teksa deri më tani nga partnerët ndërkombëtarë ka optimizëm për një përgjigje pozitive.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari