Me të njëjtin ritual, për të 15-të ditë radhazi vijoi edhe këtë të diel para Kryeministrisë protesta e qytetarëve, e cila nxitjen e mori si kundërshti ndaj investimit në Zvërnec dhe që po vijon si kundër forcave kryesore politike.
Kur kishin kaluar vetëm pak minuta fjalime, një moment tensioni, me protagonistë disa të rinj të maskuar.
Kjo është hera e parë që ndodh në protestë një përplasje e tillë, e cila shkoi gati në përplasje fizike, ndërsa u pa tension të protestuesit e tjerë. Nuk dihet pse këta të rinj ishin të maskuar në protestë.
Momenti i tensionit dyshohet se ka ndodhur mes të rinjve dhe një aktivisti të ‘Shqipëria Bëhet’ të Adriatik Lapajt. Aktivisti po tentonte të mblidhte firma dhe ID-të e disa protestuesve për një kërkesë për referendum që ‘Shqipëria Bëhet’ po i mbledh për shfuqizimin e dy ligjeve, Paketën e Maleve dhe ligji për investimet strategjike. Kjo është refuzuar nga protestuesit, edhe nga mikrofoni i fjalimeve.
Teksa para Kryeministrisë mbahej protesta, deputetja socialiste e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur i “Neomalësorja” përmes një postimi në rrjetet sociale deklaronte largimin nga grupi i partisë socialiste. Ajo shkroi se do të ishte deputete e pavarur dhe se kufijtë ia diktonin vetëm vlerat e saj, të cilat i ka shprehur para se të ishte në Partinë Socialiste.
Edhe pse Koçeku nuk e shprehte qartë se divorci i saj me socialistët ka lidhje me protestat, në sheshin para Kryeministrisë protestuesit e pritën si triumf.
“Sapo na erdhi një lajm, sot një nga gurët e shahut të PS sapo ka rënë, një deputete ka dhënë dorëheqjen nga partia socialiste. Deputetja e Shkodrës sapo ka thënë që është deputete e pavarur. Kjo është gjysma e punës, gjysma tjetër është të vijë këtu ne shesh me ne dhe së bashku me të të këndojmë “Rama jepe dorëheqjen”, tha qytetari.
Protestuesit sërish një vëmendje të veçantë i kushtuan emigrimit dhe përfaqësuesve nga diaspora.
“Nuk kemi pse ta ndërtojmë të ardhmen diku tjetër. Ata që po na detyrojmë të ikin, janë shumë pak, janë një grusht shumë i vogël, ndërsa ne jemi një popull”.
“E skllavëroi këtë popull ky njëri, e masakroni. Ne jemi shqiptarë që do ta sjellim gjithë Shqipërinë këtu”
Një i ri nuk e përjashtoi që protesta të përshkallëzojë në skenarë të tjerë.
“Ne jemi gati të fillojmë me planin B të protestës. Nëse do të na duhet të flemë këtu, këtu do të flemë, nëse duhet të rrethojmë Kryeministrinë, këtu do ta rrethojmë. Do të rrethojmë Parlamentin nëse duhet”
Prej më shumë se dy javësh mesazhet që tejkalojnë protestën për Zvërnecin, shpalosen më së shumti në pankartat dhe memet e veçanta. Pas mbi dy orë fjalimesh protestuesit vijuan marshimin në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit deri në autostradën Tiranë-Durrës duke bllokuar qarkullimin.
Protestuesit u ulën në korsinë në autostradën Tiranë-Durrës. Për herë të parë në 15 ditë, ata kanë marshuar kaq gjatë. Pas disa minutave pushimi, ata kanë vijuar përsëri me qarkullimin.
Protestuesit mbrëmjen e sotme kanë zgjeruar hartën e marshimit nëpër Tiranë. Në ditën e 15-të, ata kanë marshuar drejt autostradës Tiranë-Durrës duke bllokuar qarkullimin në aksin kryesor në dalje.
Marshimi po vijon drejt mbikalimit të Rinasit duke bllokuar të gjithë autostradën. Trafik i rënduar paraqitet dhe në hyrje të kryeqytetit nga aksi Durrës-Tiranë.

Faximile e hartës së bllokimit të rrugës deri te mbikalimi i Kamzës

Faximile e hartës që tregon bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës
Disa të rinj në qytetin e Beratit janë bërë bashkë dhe kanë protestuar mbrëmjen e sotme, me flamuj në duar. Ata janë bashkuar në brigjet e lumit Osum dhe më pas kanë marshuar përgjatë lagjen muzeale "Mangalem". Duke marshuar, ata u kanë bërë thirrje të rinjve dhe banorëve të qytetit që të bashkohen me ta për të protestuar kundër kësaj qeveria.
Me tingujt e këngëve patriotike, ata deklaruan se janë në mbështetje të protestës mbarëkombëtare që po zhvillohet në Tiranë dhe në qytete të ndryshme të vendit dhe kërkuan që të gjithë të ngrihemi për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Shqiptarët në Mynih janë mbledhur në sheshe publike, duke iu bashkuar protestave që po mbahen në Shqipëri, me thirrje për largimin e klasës aktuale politike dhe ndryshime në qeverisje.
Gjatë tubimit në diasporë janë dëgjuar këngë dhe slogane në mbështetje të protestës, mes tyre edhe “Nuk ka si ty o Shqipëria ime!”, e kënduar njëzëri.
“Rama jepe dorëheqjen”, po ashtu është dëgjuar të thërrasin njëzëri të gjithë shqiptarët e pranishëm, një thirrje që tashmë është kthyer në refrenin e çdo proteste.

Pankartat në protestën në Tiranë kanë një vëmendje të veçantë. Qytetarët janë treguar mjaft kreativë duke gjetur një mënyrë sa ironike aq dhe humoristike për të shpalosur pakënaqësitë ndaj qeverisë apo eksponentëve që dominojnë skenën politike në Shqipëri.
Një protestues në podium foli për largimin e deputetes Marjana Koçeku nga grupi i PS. Ai tha se nga kjo protestë kryeministri Edi Rama do të ngelë i vetëm dhe të gjithë ‘të vetët’ do të bien një nga një. Në fund të fjalës qytetari tha se Koçeku tashmë duhet t’i bashkohet protestës.
Vetë Marjana Koçeku nuk i ka bërë me dije arsyet e largimit nga grupi i PS.
“Sapo erdhi një lajm që tregon se sa madhe është kjo protestë. Një nga gurët e shahut sapo ka rënë, një deputet ka dhënë dorëheqjen nga PS. Deputetja e Shkodrës Marjana Koçeku sapo ka thënë jam deputet e pavarur. Ju erdhi fundi. Kjo na tregon se ne duhet të qëndrojmë në shesh, ato do të bien një nga një si gurë dominoje. Ne vlerësojmë vendimin e deputetes por themi që kjo është vetëm gjysma e punës, gjysma tjetër është t’iu bashkohet qytetarëve në shesh dhe bashkë me ne të këndojë ‘Rama jepe dorëheqjen’. Ne do t jemi derisa kryeministri të jetë i vetëm, dhe a e dini ku ngelin vetëm, në qeli”, tha një qytetar.
Nga podiumi i protestës u lajmërua sa në turmë ka disa persona që në mënyrë të jashtëligjshme po mbledhin karta identiteti dhe firma për një peticion. Në këtë moment në turmë ka pasur tensione ku të përfshirë kanë qenë disa të rinj të maskuar mirë me kapuçë dhe syze të mëdha. Ishte një burrë, i cili po i kërkonte qytetarëve kartat e identitetit për peticionin e supozuar.
Një emigrant shqiptar nga Suedia iu bashkua protestës para Kryeministrisë, ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve që të kthehen në atdhe. Sipas tij, kjo është koha e Shqipërisë së re dhe populli nuk duron më padrejtësi.
“Më bëhet zemra mal kur shoh të rinj që protestojnë, që duan një të ardhme më të mirë. Mos u dorëzoni kurrë. Unë kam jetuar jashtë për 20 vite dhe u ktheva në vendin tim. Nuk kemi pse ta ndërtojmë të ardhmen diku tjetër. Ata që po na detyrojmë të ikin, janë shumë pak, janë një grusht shumë i vogël, ndërsa ne jemi një popull. Le ti shporrim ata, le të ikin ata, jo ne, se ne jemi shumë. Kjo është koha e Shqipërisë së re. Duhet ti japim mesazh kujtdo që vjen pas tyre, populli të jep votën, por populli të heq edhe karrigen. Ky popull nuk duron më padrejtësi. Rroftë Shqipëria e re. Rama në burg, Berisha në burg”, tha ai.
Një qytetare, e cila banonte në Gjermani mori fjalën në protestën e sotme duke thënë se shqiptarët nuk do ta lëshojnë tokën e tyre, të cilën e kanë mbrojtur me gjak.
“Falënderoj diasporën e Gjermanisë që është aq e fortë duke bërë demonstrata. E skllavëroi këtë popull ky njëri, e masakroni. Ne jemi shqiptarë që do ta sjellim gjithë Shqipërinë këtu. Trump, kjo tokë është lyer me gjak për mijëra shekuj dhe ne jemi bijtë e Skënderbeut dhe nuk do ta lëshojmë këtë tokë që ta shkelni ju me këmbë. Të bashkohen të gjithë gratë revolucionare, nënat me lot në sy se nuk kanë bukë të hanë. Rroftë demokracia. Rama në burg, Berisha në burg”, tha qytetarja, e cila jetonte në Gjermani.
Komente









Gol! Populli 1 - Rama 0.
PërgjigjuAs 3 mije veta ne proteste qe kerkojne te zhbejne vullnetin e 812 mije votuesve te PS. Po te jeni te ndershem me vetveten dilni ne zgjedhje dhe kerkoini voten popullit.Zgjedhjet lokale te vitit tjeter jane te rendesishme pasi aty jeni direkt ne kontakt me hallet e popullit qe ju po na mburreni se dini si ti zgjidhni. Dilni ne zgjedhje e provoni se sa u beson populli.
PërgjigjuA di dhia çështë tagjia.Shumë mirë që ka dalë e pavarur,por ama e pavarur.Fjala e dhënë është një veprim njerzor dhe të mirën e lufton me ata që ke nisur luftën.Ne shqiptarët themi kena lidh besën,por përse?Ka një shpiegim se mes nesh ka njëfëz të pa besë.
Përgjigju