Partia “Mundësia” e drejtuar nga Agron Shehaj, organizoi ditën e djeshme (18 nëntor) takimin inaugurues të degës nr.1 në Tiranë. Takimi, sipas një video të postuar nga drejtuesi i partisë, Agron Shehaj, u shoqërua edhe me një incident.
Një person mbante të veshur një bluzë ku shkruhej në gjoks "500 mijë euro një mandat” dhe në kurriz “Fronti Popullor”.
Shehaj shkruan se personi që kishte bluzën dhe disa të tjerë ishin dërguar për të prishur takimin por nuk ja dolën.
“I dërguan për të prishur takimin por dështuan. Kishin dërguar disa persona të veshur me bluza me mesazhe intimiduese, me qëllimin për të na prishur takimin e jashtëzakonshëm që bëmë sot te Njësia 1. I ftova të ngjiteshin në skenë, por u larguan, sepse nuk kishin asgjë për të thënë. Unë i ftova për t’u dhënë një mundësi. Sepse mundësia është e të gjithëve, dhe ky pushtet nuk mund të përdorë më të pamundurit”, shkruan Shehaj.
Si ka mundesi,qe kta klysha t kuq,jon akoma n qarkullim
PërgjigjuZ.Shehaj je koka e mashtrimit,vjedhjes e korrupsionit në coollcentra,shfrytëzon e vjedh faktorët,gënjen shtetin me informalitet je pamundësia !
PërgjigjuO Pello Nuk na the patronazhisti I kujt zone je apo thjesht kelysh komunisti
Pyetja eshte kush e ka derguar kete per te prishur protesten Rama apo Berisha ? Kane frike nga suksesi i Agronit
Përgjigju