TIRANES - “Bashkia e Tiranës nuk jep prej 2 vitesh shpërblimin e lindjes së fëmijëve prej 5 mijë lekësh ashtu siç e parashikon ligji”. Denoncimi këtë radhë nuk është nga ndonjë politikan, por nga një qytetar, i cili shqetësimin e tij e ka përcjellë në adresën e e-mailit tek gazeta “Shqiptarja.com”.
Në e-mailin e dërguar, qytetari, duke dashur të mbetet anonim, denoncon se prej dy vitesh, nuk ka marrë shpërblimin e përcaktuar në ligj nga Bashkia e Tiranës, për lindjen e fëmijëve, ndërsa nënvizon kjo është një shkelje flagrante e ligjit prej të paktën 2 vitesh.
Ai thekson se është ankuar edhe në bankën përgjegjëse për dhënien e shpërblimit, ndërsa ka marrë si përgjigje se në këtë bankë nuk u kanë ardhur fondet nga Bashkia Tiranë prej 2 vitesh.
Qytetari në përfundim të denoncimit e cilëson këtë si një veprim anti-human nga ana e Bashkisë së Tiranës, ndaj të porsalindurve dhe familjeve të tyre, ndërsa shton se shpreson që ky denoncim të japë kontributin që ligjit të nisë të zbatohet nga ana e Bashkisë së kryeqytetit.
Megjithatë kjo nuk është një histori e re pasi kjo shkelje e ligjit është denoncuar edhe nga zyrtarët e lartë të qeverisë, dhe konkretisht Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit përsëriti këtë shqetësim të hënën gjatë diskutimeve në Kuvend për projektbuxhetin 2015, se mospagesa e shpërblimeve nga Bashkia për lindjen e fëmijëve, ka krijuar një borxh për Ministrinë e Brendshme në vlerën e 5.6 miliardë lekëve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com