Ra në këtë grackë edhe akademiku Rexhep Qosja

Ra në këtë grackë edhe akademiku Rexhep Qosja

Kë të dëgjojmë ne më të rinjtë, në mes këtyre dallgëve të larta të urrejtjes që na përplasen në fytyrë këtej e 30 vite demokraci? Në Shqipëri goditemi andej e këtej pa mëshirë. Kadare për aktualitetin nuk flet më. Çdo fjalë e thënë edhe prej më të madhit të letrave shqipe do të ndezë një pjesë shqiptarësh që nuk janë dakord me të, duke përplasur dhe mbi Kadarenë urrejtje nga më të paimagjinueshmet.

Liria na e solli këtë anë të medaljes: Të lirë edhe të urrejmë me gjithë forcën e shpirtit. Këdo. Të lirë të urrejmë e të flasim keq edhe për Nënë Terezën, edhe për cilindo shqiptar që punë të mira për Shqipërinë ka bërë e bën. Por dihet, urrejtja errëson logjikën e logjikë, shpesh, sot nuk ka.

Në Kosovë është akademiku Rexhep Qosja. Çdo fjalë i ka peshë, edhe me ashpërsi e thënë. Por edhe flokëbardhi Qosja ra në honin e viktimave të fjalëve të urrejtjes. Ai reagoi ndaj tyre me të njëjtën monedhë, njësoj sikur flasin ata: urrejtësit kronikë këndej e andej kufirit shqiptar. Dhe urrejtja u përpah paskëtaj. Qëlloi që të quante edhe më keq se serbët ata shqiptarë që sot po bërtasin fort kundër veprimeve të Qeverisë shqiptare, duke aluduar se marrin edhe financime të huaja e të qëllimta, të cilat, si në çdo vend demokratik e normal, duhet të hetohen. Gjëma pas kësaj. Urrejta mori ushqimin e duhur për t'u ngritur edhe më lart, ndërkohë që duhet të mbledhim të gjitha forcat e diturisë e të mençurisë që të bëjmë të kundërtën.

Eshtë vëzhguar e tashmë janë shprehur studiues me peshë në glob se lufta kundër gjuhës së urrejtjes në rrjet e në të përditshmen tonë, nuk mund të luftohet me të njëjtën monedhë. Eshtë fakt tashmë, se në përgjigje ndaj urrejtjes, bien në hendek të gabuar edhe njerëz të mençur dhe të drejtë, nëse kundërpërgjigjen në të njëjtën formë. Ra në këtë hendek edhe profesor Rexhep Qosja, duke i rifrymëzuar.

Në të vërtetë, në Shqipëri, pas valëve të ashpra të urrejtjes dhe dhunës që prodhonte ajo, po duken shenja më të buta. Politikanë të rëndësishëm, ndoshta kanë reflektuar se urrejtja dhe dhuna nuk të çon askund, si forcë destruktive që është. Ndoshta ka nisur në Shqipëri një kohë reflektimi dhe mendimi se nuk është urrejtja prodhuese e ndonjë alternative të re dhe ndërtuese për askënd.

Në Kosovë, për ta kuptuar këtë, duhet ende kohë?

Presim nga dijetarët flokëbardhë të na japin shembuj e mend se si të dalim nga grackat e hidhëta të urrejtjes, që janë të fshehura me bollëk nëpër shtigje ballkanike, jo si të hidhemi kokëzhytur në to e të qujamë shqiptarët që urrejnë më keq se çdo armik që në shekuj pamë. Ne, e kemi thënë dhe na e kanë thënë, jemi e keqja e vetes, sepse mes nesh deri më tani, arrijmë të dallojmë vetëm të keqen. E keqja dhe urrejtja, bërtasin, ulërijnë, bien në sy, dallohen më shumë se e mira që shpesh është e paqtë, e pazhurmë, e padukshme dhe si rrjedhojë më e vështirë. Shqiptari më i mençur do të jetë ai që do të na mësojë, me durim, ta shohim, ta dallojmë mes nesh këtë të mirë.

 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 18/02/2020 20:56

    Zonja Malltezi ,keni pozicjonin me komod -sigurisht bashke edhe me shum e shum te tjer shqipetar kudo qe jan - .Qendrimi juaj prej nacionalisti te nderuar ,sot i vlen shum kombit ;disi te tronditur nga themelet ,nga marrezia qorrollisese e shurdhmemece ;jo vetem e grupeve politike ,nder shqipetare ,por edhe e shum akademikeve e intelektualeve ,qe per fat te keq mbjellin, urrejtje dhe percarie ,pa me te voglen pendese .Ne disa medie te shkruar e vizive ,-nga gazetar dhe komentues- ,mbahet nje qendrim ,aspak dashamires ndaj politikes por edhe ndaj shoqerise civile.Nese do te vazhdojme te perbaltim njeri tjetrin ,sigurisht keq e me keq do te shkojme . Te gjith ata qe mendojne ndryshe -nga pjesa agresive e shoqerise -te mos terhiqen para veshtiresive ,por te thon fjalen e tyre ,per dashuri ,respekt ,vellazerim ,sinqeritet ,bashkveprim nder shqipetar ,per nje jete ,si gjith bota e perparuar .Zoti na ndihmofte . Faleminderit .

    Përgjigju
  • Niku: 18/02/2020 20:19

    Fillojeni nga vetja zonjushe. Jo nga ju personalisht, por nga ajo cfare perfaqesoni. Vendosni lajme negative ne ballinen e shqiptarja.com dhe ato pozitivet varrosen diku nga fundi. Germoni te gjeni cili shqiptar eshte arrestuar ne Spanje, Greqi, Itali, Amerike, Kongo, a ne cdo vend tjeter te botes dhe rendni ta postoni a thua se i leverdis apo duhet kujt se cili shqiptar u arrestua ne Kine. Politikanet dhe kriminelet zene faqet tuaja te para dhe njerezit qe bejne mire, historite pozitive, do jene me fat te kene ndonje paragraph diku nga fundi i faqes, ose te duhet te lodhesh per t'i gjetur. Shikoj lajmet ketu ne te djathte, nga 10 lajme qe dalin, 3 lajme per Jan Prengen (histori droge), 2 per OFL (histori droge/prostitucioni), 3 lajme per Meten e Bashen, 1 deshmi vrasjesh nga koha e Enverit dhe 1 per donacionet nderkombetare, por lajm politik. AS EDHE NJE lajm pozitiv per dike qe ka bere nje veprim fisnik, qe ndihmoi dike, qe beri dicka falas, qe u be shembull pozitiv per femije. AS EDHE NJE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja