TIRANE-Zv/ ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar në studion e Report Tv përballë gazetarit u shpreh se problemi në këto momente janë të rinjtë, që nuk respektojnë masat, pasi të moshuarit janë më të ndërgjegjshëm.
"I mirëkuptoj artistët, por shpresoj që të na mirëkuptojnë. Komiteti Teknik ka prioritet mbrojtjen e qytetarëve. Nuk ishte vendim që u mor në fillim, por u mor kur u pa që kishte një shtim të numrit të të infektuarve, më shumë sesa u parashikuan dhe në analizë që u bë ishte se arsyeja ishte se nuk respektohej distancimi fizik dhe e kemi për detyrë si mundet që kur ne shpresuam te bashkëpunimi.
Nuk mund t'ia lësh gjithçka inspektoratit shëndetësor. Kur themi për muzikën, ajo shoqërohet edhe me një gotë, kjo bën edhe një lloj...afrohen më shumë njerëzit, nuk respektohen masat. Për hir të shëndetit të njerëzve. Vërtetë janë rritur numrat, por janë rritur rastet te moshat e reja, janë moshat e reja që nuk e kanë respektuar dhe jo të moshuarit. Imagjinoni të vijë një valë e dytë".
E ndërsa vlerësoi nismën sensibilizuese të Report Tv për maskën, Rakacolli u shpreh se "Maska mbron deri në 70%. Kjo është e konfirmuar edhe nga ata që kishin rezervat e tyre". Zv/ ministrja shmangu akuzat e ish-deputetit demokrat Bardh Spahia. "Nuk më pëlqen që me shëndetin të bëhet politikë. Janë gjëra vulgare".
Vendimin që testi i COVID-19 të bëhet edhe tek privati, Komiteti Teknik e mori vetëm për ata që duan të ikin jashtë vendit. "Vendimi për tamponët te privati, ka të bëjë për ata njerëz që i kërkojnë për qëllime administrative. U kërkua se për të hyrë në disa vende duhet bërë tamponi dhe kërkohej me afat brenda 48 orëve të fundit dhe kjo është e drejtë e njerëzve, atëherë ISHP duke pasur ngarkesën" tha ajo.
Për vjeshtën po përgatitet një strategji. "Vjeshta është enigmë jo vetëm për ne por për të gjithë në botë, pasi shoqërohet me shtimin e infeksioneve respiratore dhe shtimin e sëmundjeve kardiake, lidhet me shumë probleme. Që tani kemi filluar të bëjmë një strategji duke menduar se po presim më të keqen duke shpresuar mos e përdorim".
Për kufijtë ende nuk ka një datë se kur do të hapen. "Të gjitha masat janë marrë në lidhje me shifrat, nëse shifrat do të jenë në rënie, atëherë do të ketë një qëndrim më liberal, por nëse numrat janë në rritje, që tregojnë nivel të lartë infeksioni nuk kemi se cfarë presim. Në momentin që janë vendosur ato targete dhe ne nuk i kemi plotësuar, vendimi i tyre".