Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar vendimin për lejimin e kryerjes së testimeve COVID-19 në laboratorët privat për ata persona që e duan për efekte dokumentacioni që duan të ikin jashtë vendit.

Komiteti ka vendosur procedurën për plotësimin e standardeve që duhet të plotësojnë laboratorët privatë për kryerjen e testit COVID-19, ndërsa thekson se në këtë kategori do të lejohet testimi vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga koronavirusi, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër.

Njohja e laboratorëve privat për këto testime, do të kryhet nga Ministria e Shëndetësisë sipas procedurës së miratuar, kushteve dhe standardeve që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e laboratorit, testeve dhe metodës së përdorur.

Për kryerjen e testeve privati do të raportojë çdo 24 orë dhe ka detyrim që të njoftojë menjëherë për rastet pozitive ISHP, i cili do referojë rastin dhe do të nis hetimin epidemiologjik.

Ndërsa testimi dhe hetimi epidemiologjik me qëllim gjurimimi e kontakteve dhe ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, do të vijojë të kryhet nga laboratorët publikë.

4 ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë i hapi rrugën privatit që të bëjë testet për qytetarët që duan të mësojnë nëse e kanë kaluar COVID-in.

Gjithashtu Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar edhe udhëzimin se si do të bëhen këto procedura në laboratorët privat. (Lexo Këtu)