Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha se ka një rritje tejet të lartë tek moshat e reja dhe shfaqja e rasteve të rëndë të COVID-19 tek ata. Në një intervistë në Report Tv, Rakacolli tha se kemi shumë të rinj në terapi intensive dhe se problemi më i madh i shtimit të rasteve është fakti se nuk respektohen masat antiCOVID. Rakacolli ngriti edhe problemin se personat e infektuar nuk karantinohen, por dalin nga shtëpia sapo ndihen më mirë dhe kjo bën që ata të jenë burim infektivi.
"Një nga arsyet e shtimit të rasteve është edhe mosrespektimi i rregullave që janë vendosur dhe moskarantinimi i atyre që janë të prekur pse ndihen mirë, por bëhen burim infeksioni dhe fatkeqësisht grupet tona kanë vënë re të tilla raste. Kemi një rritje të madhe tek 15-24 vjeç 25-35 vjeç që janë të rëndë dhe kemi shtrime në terapi intensive", tha Rakacolli.
Në lidhje me shtimin e rasteve me COVID-19 ka bërë që kapacitete e 4 spitale COVID të mbushen dhe për këtë tha Rakacolli sot u hapen edhe spitale rajonale në Shkodër dhe Durrës që do të trajtojnë pacientët me COVID në bashkitë e tyre. Rakacolli tha se stafi është trajnuar dhe se në këto spitale nuk mungojnë aparaturat apo dhe oksigjeni për të cilët këta pacientë kanë më shumë nevojë.
"Kapacitete spitalore nuk i kemi të mbushura por kur janë drejt mbushjes do të hapim spitalet rajonale dhe kjo ka ndodhur. Kjo është edhe arsyeja që të hapim spitalin e Shkodrës dhe Durrësit, Infrastruktura dhe stafi mjekësor është trajnuar për këtë gjë, janë shtruar linja të reja oksigjeni dhe këto janë përgatitur që në verë, aparaturat janë dhe stafi është trajnuar. megjithatë nuk do u mungojë edhe asistenca nga spitalet e QSUT për çdo problematik që mund të lind. Spitalet janë për ata pacientë që mbulojnë jo lëvizje të rasteve", tha Rakacolli
Po mirë, a ja një ligj që dënon këta individë? Dhe përpos ligjit duhet të ketë edhe kontrolle të befasishme në banesat e këtyre personave. Mjafton që i plotfuqishmi i lagjes të shkojë 2 herë në ditë e të trokasë. Dhe mjafton ata persona të dalin deri te dera e të paraqesin forcën. Kështu është gjithandej nëpër botë. Në Itali të vjen papritur carabinieri në shtëpi e mjerë ti nëse nuk të gjen ne shtëpi.
PërgjigjuKa mese dy muaj qe e them kte problem qe te infektuarit i neper kafene tani u kujtuat?
Përgjigju