Rama: 4 vjet pa specializime, fatkeqësia e trashëguar që largoi mjekët! Por jo më! Ikja e 'bluzave të bardha' trend kudo

Për kryeministrin Edi Rama fenomeni i largimit të mjekëve të rinj nga Shqipëria është një trend në të gjithë botën, ndërkohë që tha se e gjitha ishte një "fatkeqësi e trashëguar" siç ai u shpreh, nga mungesa për  vite e specializimeve.

"Në Shqipëri nuk ka mungesë mjekësh. Ishte fatkeqësi e trashëguar nga ndalimi i pashpjegueshëm për 4 vite i specializimeve që krijoi një boshllëk të madh mes nevojës dhe mundësisë për të përmbushur nevojën. Vetëm gjatë 2018-2019 janë punësuar 400 mjek të rinj, jo vetëm në moshë, por edhe të kthyer nga jashtë dhe 2200 infermierë. Shumëkush duke dëgjuar lajme, thotë nuk ka mjekë, nuk ka infermierë, ikën të gjithë.

Sot që flasim janë 1500 infermierë në listë pritje, jo pas dyerve të partive, jo pas xhaketës së deputetit, jo në kërkim të krushkut apo kushëririt, por në portalin "Infermierë për Shqipërinë", pasqyrë transparente që nuk të lë të gënjesh. Ne nuk e kemi këtë problem. Patjetër, që jo këtu, po sot në shumë vende të Evropës, nga Kroacia , në Itali, në Spanjë e Portugali, e pastaj shtrihuni ku të doni në pjesën e re të Evropës vendet ish komuniste, lëvizja e mjekëve drejt Anglisë, Gjermanisë, vendeve të Evropës, është trend. E rëndësishme për ne është të garantojmë që këtu shqiptarëve që shkojnë të marrin shërbim mos t'i mungoi mjeku, infermierja dhe asnjë profesionist", tha Rama.

Duke iu drejtuar studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilët sot mbajtën ceremoninë e diplomimit në Pallatin e Kongreseve, Rama tha se "është bërë zakon të flitet pa respekt për ata që nën bluzën e bardhë shpëtojnë mijëra e mijëra jetë çdo vit", por shtoi se "më vjen mirë t'u them sot që hyjnë në rrugën e profesionit në kushte më të mira sesa ato që ishin për paraardhësit e tyre"


Lajmi kryesor:

'Incident' në fjalimin e Ramës/ Studenti i mjekësisë: Broçkulla! Kryeministri: Merreni dhe jepini recetën e duhur (VIDEO)


G.M./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë