Rama-Ademit: Sill projekte për
Shkodrën, jo dëshira kalamajsh

Pas mirëseardhjes që i uroi Voltana Ademi në Velipojë, nuk ka vonuar edhe përgjigja e kryeministrit Edi Rama.
 
Në replikë me një komentues, Rama shprehet se më vjen mirë që Voltana ma uroi mirëseardhjen, po do më vinte edhe me mirë po të më prezantonte ndonjë projekt serioz për Shkodrën.
 
Ndërsa referuar prioriteteve të bashkisë Shkodër që shpalosi kryebashkiakja, Rama thotë se listat me dëshira i bëjnë kalamajtë kur presin Babagjyshin e Vitit te Ri, duke kërkuar projekte serioze.
 
Ketu jemi ende po punojme me planet e qeverise se re! Me vjen mire qe Voltana ma uroi mireseardhjen, po do me vinte edhe me mire po te me prezantonte ndonje projekt serioz per Shkodren, se listat me deshira i bejne kalamajte kur presin Babagjyshin e Vitit te Ri” shprehet kryeministri.
 
Duke qenë se në Velipojë është duke u zhvilluar mbledhja qeverisë Rama 2, kryebashkiakja e Shkodërs Voltana Ademi  ka përshëndetur paraditen e sotme takimin.
 
Në një njoftim për mediat ajo i uron suksese qeverisë së re në ushtrimin e mandatit, por edhe i kujtoi qeverisë që të ketë në vëmendje projektet për qytetin e Shkodrës.

Edi Rama
Komenti i Rames per Voltana Ademin

dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv