Rama: Armand Shkullaku jo vetëm gënjeu sy për sy për incerenatorin e Elbasanit, por vijoi me propagandën e tij mohuese duke i bërë jehonë shpifjeve të Bashës

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar analistin Armand Shkullakun se ka gënjyer me vetëdije të plotë në emisionin "Opinion" duke thënë se ai e dinte shumë mirë që incerenatori i Elbasanit prodhonte energji pasi vite më parë, Shkullaku vetë ka bërë vetë një dokumentar për prodhimin e energjisë nga plehrat e Elbasanit. Rama shkruan se me vetëdije të plotë u vendos në 'krye të luftës" në emision duke thënë gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra të mëdha duke i bërë jehonë shpifjeve të Lulzim Bashës në lidhje me incerenatorët.

Rama shprehet se Shkullaku jo vetëm nuk kërkoi ndjesë për dizinfomimin e vazhdueshëm të publikut lidhur me impiantin e Elbasanit sikundër premtoi fillimisht, por vijoj propagandën mohuese sy për sy.

"Parmbrëmë tek Fevziu, Armand Shkullaku ishte në krye të luftës së panelit të armatosur me gjysëm të vërteta (që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha), për t’i bërë jehonë sulmit sharje-shpifës të Lulëzimit mbi impiantet moderne të përpunimit të mbetjeve në Tiranë, Elbasan e Fier ose siç i quan Luli, me atë fodullëkun përbuzës të gjumashit kur bën sikur s’ka gjumë, “inceneratorët”. Analisti arriti të mohonte sy për sy edhe fjalët e veta edhe vetë provën materiale, e cila rrëzoi në sy të të gjithëve gënjeshtrën ulëritëse se në impiantin e Elbasanit nuk është prodhuar kurrë energji! Por e vërteta e plotë lidhur me këtë episod, ku analisti u vu këmbëngulësisht në shërbim të Lulit, është se Shkullaku jo vetëm nuk gënjeu nga padija, po ai vetë, në cilësinë e drejtuesit të prodhimit të TV KLAN, ka bërë edhe një goxha film për inceneratorin dhe për prodhimin e energjisë nga plehrat në Elbasan disa vite më parë!

Nuk e di nëse filmi në fjalë është bërë dhe shfaqur kundrejt pagesës apo ka qenë thjesht entuziazmi për impaktin e madh pozitiv mbi mjedisin të inceneratorit të Elbasanit, por materiali të cilin mund ta gjeni të plotë në youtube duket se i ka pëlqyer aq shumë drejtuesit të atëhershëm të prodhimeve sa që e ka shfaqur edhe në ABC News edhe në TV KLAN! Kush do të mësojë ca më shumë se ç’i panë sytë e ç’i dëgjuan veshët tek Fevziu gjatë atij debati haluçinant, le të ndjekë 4 minutat bashkëngjitur", shkruan Rama.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me nënshtetësitë pa asnjë verifikim, a duhet të ngrihet një komision hetimor për presidentin llir Meta?

Komento

Komente

  • Shkllk: 19/10/2020 10:03

    Shkullak, veri nji kamera fikse atje te inceneratori se nuk reziston më shumë se nji jave, do fiket patjeter. E ndezen me vrap shpejt e shpejt, po do ta fikin prap, e ke te garantuar. Monitoroji edhe sahatet e te tre inceneratoreve që të mos faturoj njëri për të tre. Gjithashtu monitoro tenderat e Kesh dhe Oshee, se mund tja kalojne leket ne forme tenderi gjasme ka ber ndonjë punë...

    Përgjigju
  • Tosi: 18/10/2020 08:34

    Po ca merreni me kete Shkullakun me koken berdunga berdunga, kafka me e shpifur ne planet. Ky eshte nje palo servil i Bashes qe paguhet per te shpifur hunderri.

    Përgjigju
  • AltinTop: 18/10/2020 00:24

    Prandaj ka hec Shqiperia perpara...i beni gjygjet tek Fevziu e jo atje ku eshte vendi... ndryshe do ishit te gjith mrena.

    Përgjigju
  • Miri: 17/10/2020 23:25

    Ky palo gazetar, nje cpifarak, qe lehe per padronin qe e ushqen, 7 vjete dele te Fejzo legeni, dhe thote vetem droga droga, tani thote plera,plera.

    Përgjigju
  • Robert: 17/10/2020 22:10

    Fejziu kelyshi sales spiun i serbise

    Përgjigju
  • Une: 17/10/2020 21:48

    Shkullaku i 21 Janarit qe i tha gazetarit te vet te mos hapte gojen per plumbin qe mori. Nuk ka nevoj per video se njerezit e njohin Shkullakun por kane nevoj qe keta plehrat te japin llogari per parate qe pastrojne me krimin, per gjobat qe vendosin dhe per njerez qe kane marre ne qafe. Rama nuk eshte u vetmi qe ka nene, edhe ata te 21 Janarit qe u vrane me duar ne xhepa nuk i ka pjell lopa.

    Përgjigju
  • rezi: 17/10/2020 20:41

    Të lumtë, vetëm me fakte diskretitohet kazani. Po si s'kanë turp? Si e quajnë veten gazetarë? Vazhdoni përpara...Shqipëria do bëhet, do apo s'do Fevziu me kompani.

    Përgjigju
  • BULEVARDI VITET 80: 17/10/2020 20:40

    RROFSH EDO !! çun TIRONE , çun SHQIPTARIE . Boje per ne . Boje per at ven qe e shqyn çakallet sot e gjith jeten . Te pakten do vdesesh i qete se punen tate e bone . Zoti e njerzit te nimofshin .

    Përgjigju
  • Biku: 17/10/2020 20:37

    Je ne nje pike qe ketu do ndahet shapi nga sheqeri o Rame. Te uroj ta fitosh por duhet durim i madh. Dhe ndigjo mos harro Fevziun se asnje here ska per te lene. Ai ka nje rrol shume te madh aty.

    Përgjigju
  • Spak: 17/10/2020 20:17

    Nje pyetje bejini plehres Shkullak. Sa gjoba ka bene per te blere vilen ne Rolling Hills. Kaq z. Rama. Kaq

    Përgjigju
  • Zen: 17/10/2020 20:02

    BRAVO BRAVO BRAVO

    Përgjigju
  • MALOKU: 17/10/2020 19:47

    ËSHTË BËR KOK PA LARI MALOK GAZEKAR. O PIK E ZEZ.

    Përgjigju
  • gjethja e thate e fikut: 17/10/2020 17:57

    Plasi qelbi ne opinionin e favqiut dhe shkaravines

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 17/10/2020 17:42

    Gjigand je Edo , ec e mos e rruj per plera. plehrat plehra mbeten

    Përgjigju
    • Malesori: 17/10/2020 21:24

      Rrofte partia kriminelet ne litare

    • Malesori: 17/10/2020 21:15

      Armistead e Partise ne litare



×

Lajmi i fundit

John

Basha mohon një koalicion me partitë e reja opozitare