Kryeministri Rama drejtoi mbledhjen e dytë informale te qeverise së re në Velipojë, ku u diskutuan me detaje pikat e vendosura në mbledhjen e parë të zhvilluar në Llogara, si dhe u përcaktuan objektivat e 100 ditëshit të parë të punës së qeverisë së re.
Pika kryesore e diskutimit ka qenë raportimi i cdo ministrie mbi burokracitë e vërejtura deri më tani dhe se si mund të shmangen ato për të lehtësuar shërbimet ndaj qytetarëve.
Në përfundim të ditës së parë të kësaj mbledhjeje që vijon edhe të enjten, kryeministri Rama ka bërë publike një të dhënë interesante të raportuar nga ministrat.
“
Guinness: Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion çertifikat. Konsum skandaloz kohe, lekësh, nervash që do mbarojë me qeverinë e re. Në çdo rast kur i duhet çertifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri”shkruan Rama në Facebook.
Pas statusit, nuk munguan dhe batutat me kryeministrit dhe ndjekësve të tij online për kryebashkiaken e
Shkodrës Voltana Ademi. “
Më vjen mirë që Voltana më uroi mirose ardhjen. Do më vinte më mirë po të më prezantonte ndonjë projekt për shkodran, pasi listat me dëshira e i bëjnë kalamajtë që presin babagjyshin e vitit të ri”.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ministrat janë në duke bërë saktësimet e fundit të kompetencave të tyre, programit qeverisës si dhe të shpërndarjes së godinave ku do të vendosen ministritë.
Një pikë ku është ndalur gjatë është fati i administratës, e cila me shkrirjen e 6 ministrive do të ketë reduktime.
Në mbledhje është vendosur gjithashtu, që të gjitha ministritë që mbulojnë më shumë se një fushë, të kenë zëvendësministra me profil dhe përgjegjësisë të spikatur në këtë drejtim.
Pra, psh. tek ministria e Jashtme që mbulon edhe Integrimin, do të ketë një zëvendësministër për diplomacinë dhe një për çështjet e integrimit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1545
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vërtetim i vazhdimësisë cinike dhe politike në ditën e buxhetit të Bashkisë së Shkodrës
29 Dhjetor 2022, 11:40
-
Ikën Voltana Ademi, Bardh Spahia merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Shkodrës
31 Mars 2022, 18:08
-
600 gram eksploziv C4 tronditën qendrën e Shkodrës! Asnjë i ndaluar për dy shpërthimet! Voltana Ademi: Tronditëse, të kapen autorët
27 Mars 2022, 09:45
-
Skënder Minxhozi: Berisha mundi Lulin, por dështoi përballë Voltanës
10 Mars 2022, 14:29
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha në Shkodër: Mos votoni në logon e PD se Rama ia ka dhënë Bashës! Beteja jonë kundër të dyve
15 Shkurt 2022, 12:04
-
Zgjedhjet në Shkodër, Berisha me sytë nga Voltana Ademi, por ajo tërhiqet nga gara
29 Janar 2022, 13:06
-
PS Shkodër sulmon Voltana Ademin: Ke shkelur afatin e publikimit të listave të zgjedhësve, bëje menjëherë publike
28 Janar 2022, 17:01
-
Zbardhen emrat e Grupit të Rithemelimit për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve që do të votohen nga baza të dielën
26 Janar 2022, 09:42
-
Homazhe në 'Loro Boriçi' për Rragamin, Ademi: I dha Shqipërisë emocione të jashtëzakonshme! Meta: Legjenda e të gjithë legjendave
16 Janar 2022, 12:59
-
Këshilli Bashkiak Shkodër miraton buxhetin e vitit 2022! Shtohen investimet, fokus infrastruktura dhe shërbimet
6 Janar 2022, 10:10
-
Voltana Ademi në Kuvendin e Berishës: Historia po na thërret serish si 31 vite me parë, PD 8 vite vetëm rezultate negative
11 Dhjetor 2021, 14:27
-
Heshtja që flet dhe i bën njësoj përgjegjës
2 Dhjetor 2021, 19:08