Presidenti Meta ka lëshuar indirekt një mesazh për kryeministrin Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Meta, nisur nga kërkesa e Ramës si kreu i OSBE-së për të zgjidhur ngërçin në Bjellorusi, shkruan se fundi i tij do të jetë i njëjtë si të gjithë autokratët.

Ky postim i Metës vjen pas pak çastesh pasi Rama dhe ministria e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, i dërguan një shkresë zyrtare Bjellorusisë për vizitë. Konkretisht Meta shkruan:

"Kur populli flet vetë me zërin e tij nuk ka forcë në botë që e ndalon!
Në Minsk dhe kudo qoftë!
Fundi i autokratëve do të jetë njësoj!"