Në 24 orë kryhen mbi 17 mijë vaksinime, 172.486 vaksina të bëra që nga fillimi i procesit! Nisi sot vaksinimi i gazetarëve e operatorëve të terrenit, nesër vijon me policët

Gjatë ditës së sotme janë kryer 17.023 vaksinime në të gjithë vendin. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Twitter, ku shkruan se vetëm sot janë kryer 17.023 vaksinime dhe nga fillimi i vaksinimit në vendin tonë më 11 janar, janë kryer 172.486 vaksinime. Prej gati një jave vendit ynë ka nisur vaksinimin masiv në të gjithë vendin, ndërsa sot nisi edhe për gazetarët dhe operatorët e terrenit! Kryeministri Edi Rama tha se nga totali i vaksinimeve të bëra mbi 100 mijë janë gjyshe dhe gjyshër.

Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu kanë dhënë lajmin e nisjes së procesit të vaksinimit për gazetarët dhe efektivët e policisë, nga Berati ku kanë ndjekur procesin e vaksinimit të të moshuarve.

"Nga nesër përgatitemi sepse fillon vaksinimi e efektivëve të policëve dhe gjithashtu të gazetarëve të terrenit nga sot.  Po ndjekim planin e vaksinimit të kombinuar pasi edhe këto dy grupe të riskuara", tha Manastirliu. Ministrja tha se sot mbërrihet në shifrën e mbi 100 mijë vaksinimeve vetëm te mosha e mbi 70 vjeçarëve.

Procesi i vaksinimit të gazetarëve dhe operatorëve të terreni nisi sot në orën 15:00 dhe do të vijojë çdo ditë në të njëjtën orë në sheshin "Skënderbej".

Nga Berati Kryeministri Rama foli edhe për vaksinën kineze Sinovac. Ai garantoi se ajo është super e suksesshme.

“Dua ta përsërish që të mos bjerë askush viktimë e hienave dhe e kukuvajkave. Vaksina e ardhur nga Turqia e kompanisë kineze Sinovac, është një vaksinë e super suksesshme e cila faktikisht Turqinë e nxjerr përditë e më shpejt nga tuneli i pandemisë. Është vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të Lindjes së Mesme dhe të gjitha kurorat mbretërore të asaj zone kanë marrë këtë vaksinë, e cila bëhet në shumë shtete dhe fakti që nuk ka hyrë në BE, nuk ka lidhje me efeciencën e vaksinës, por ka lidhje me çështje të një natyre tjetër, që ne nuk na interesojnë dhe nuk na prekin, pasi ne na intereson të nxjerrim urgjent nga tuneli popullin shqiptar dhe të nxjerrim sa më shpejt nga gjithë kjo kohë e gjatë ankthi dhe pasigurie gjyshërit e gjyshet, ata me sëmundje kronike, grupet e riskut dhe të gjithë popullsinë", tha ai.

Shqipëria është sot në ditën e 6 të fillimit të procesit të vaksinimit masiv. Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik dhe ajo kineze Sinovac. Autoritetet kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë.

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Sot kryhen mbi 17 mijë vaksinime, Manastirliu: 172.486 vaksina të bëra që nga fillimi i nisjes së fushatës së vaksinimit

Gjatë ditës së sotme janë kryer 17.023 vaksinime në të gjithë vendin. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Twitter, ku shkruan se nga fillimi i vaksinimit në vendin tonë më 11 janar, janë kryer 172.486 vaksinime. Prej gati një jave vendit ynë ka nisur vaksinimin masiv në të gjithë vendin, ndërsa sot nisi edhe për gazetarët dhe operatorët e terrenit! Ditën e nesërme pritet që vaksinimi të vijojë me efektivët e policisë.

Postimi i Ogerta Manastirliut
Ora 15:27
Nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit me vaksinën kineze, Manastirliu mbërrin në sheshin "Skënderbej"

Ka nisur vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit, të cilët do të marrin vaksinën kineze, Sinovac.

Në sheshin "Skënderbej" ka mbërritur edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila po monitoron vaksinimin.

Ndërkohë, më herë gjatë ditës së sotme, Manastirliu bëri me dije se ditën e nesërme do të fillojë edhe vaksinimi i policëve.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë