Kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kanë takuar të shtunën liderët e partive shqiptare në Maqedoni.
Takimi i zhvilluar në Pogradec, u bë me dije nga shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama në rrjetin social Facebook.
Nga fotot e publikuara nga kryeministri Edi Rama mësohet se takimi ka nisur fillimisht me kreun e PDSH, Menduh Thaçin dhe më pas kanë marrë pjesë kreu i BDI, Ali Ahmeti , parti që është pjesë e qeverisë Gruevski, si dhe Zijadin Sela, kreu i komunës së Strugës, por edhe liderë të tjerë shqiptarë.
Ky takim vjen një ditë para protestës masive që është paralajmëruar se do të zhvillohet në Shkup me pjesmarrjen e qytetarëve maqedonas dhe shqiptarë.
Sipas mediave, pjesëmarrjen në këtë protestë e kanë konfirmuar edhe eurodeputetë, mes tyre edhe Knut Flekenshtejn./atsh/
/Shqiptarja.com