Kryeministri Edi Rama foli për arsimin profesional ku tha se në këtë sektor janë bërë mjaft investime, por ka ende për të bërë. Rama tha se nxënësit që mbarojnë shkollën profesionale e kanë më të lehtë të punësohet, ndërsa shtoi se po punohet për krijimin e kolegjeve profesionale, që do të shërbejnë për rritjen e aftësive të nxënësve që zgjedhin një profesion të caktuar. Rama tha se kolegji profesional do të jetë diçka e ndërmjetme mes shkollës së mesme dhe universitetit.
"Shkollat e arsimit profesional ju jeni dëshmitarë që ishin katandisur si mos më keq, nuk kishte asnjë lloj infrastrukture dhe më shumë shërbenin si rifuxho për nxënësit që shkonte në këto shkolla thjeshtë për të thënë se po e bëjmë. Ne synuam një ndryshim të sistemit, atij dual gjerman dhe më pas bënë ecjen paralele në shkollë dhe sipërmarrje që i jep mundësi që individi dhe sipërmarrja të ndërveprojë mes tyre dhe menjëherë pas shkollës ata të përfshihen në tregun e punës. Investimet janë të pamjaftueshme për të dhënë se është i plotësuar në çdo hallkë, pasi ka ende shumë për të bërë. Ajo që është inkurajuese është që nxënësit e shkollave profesionale kanë një avantazh dhe e kanë më të ehtë punësimin dhe më të shpjet se ata që mbarojnë edhe universitetet. Po punojmë që të shtojmë një tjetër hallkë atë të kolegjeve profesionale në mënyrë që nxënësit të rrisin dijet dhe aftësitë e tyre, përmes kolegjeve profesionale që janë një hapësirë e mes shkollës së mesme dhe universitetit", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama nga Elbasani: Gjyqtarët e korruptuar e kthyen drejtësinë në mall, fajtor për politikanët e padenjë! E neveritshme stuhia opozitare për vaksinimin e personaliteteve
I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.6%
Vota total: 1605
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Salianji nga burgu: PD të ruajë votën e diasporës
28 Dhjetor, 12:04
-
Nga Nancy Van Horn te Gonzato kush ishin ambasadorët e ftuar në mbrëmjen e kryeministrit
28 Dhjetor, 11:10
-
Rrëfimi i kryeministrit Rama: Prej shumë kohësh s’e ndjek Festivalin e RTSH dhe nuk besoj se do e bëj ndonjëherë
28 Dhjetor, 09:10
-
Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset (VIDEO)
27 Dhjetor, 22:02
-
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy makina! Ngjarja në të njëjtin segment ku humbi jetën 10-vjeçari
27 Dhjetor, 20:26
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor, 19:13
-
Erion Veliaj 5 orë në SPAK, Berisha: Luftë brenda llojit, jo meritë e Altin Dumanit
27 Dhjetor, 14:52
-
Meta nuk ndal sulmet për Altin Dumanin as nga burgu: Mercenar i Ramës! Nuk burgosen dot kauzat e PL
27 Dhjetor, 14:45
-
Hasani: Negociatat me Greqinë duhet t'i trajtojmë me kujdes, duhet punë tavoline, jo mikrofoni! Ka nisur puna për organizimin e samitit të NATO-s në 2027
27 Dhjetor, 10:19
-
Kosovë/ Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
27 Dhjetor, 09:30
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor, 08:55
-
Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, Llatja: Ambicioz dhe modest! Himçi: Për fushatë elektorale (VIDEO)
26 Dhjetor, 15:33