Përfundon mbledhja e kryesisë së PS-së, Rama: Do punojmë për të mbajtur të pandryshuar çmimin e energjisë! Opozita premton vetëm izolim nga bota

TIRANË- Sot Partia Socialiste do të nisë një dialog me bashkitë dhe komunitetit në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme vendore në 2023. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, kryeministri Edi Rama, nga selia e PS-së, tha se është diskutuar për projektbuxhjetin e vitit 2023, ku bëri me dije se qeveria do të vijojë që të këmbngul tek plani për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjet dhe për biznesin e vogël. Rama u shpreh besimplotë se do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha.

‘Do vazhdojmë të qëndrojmë me këmbngulje tek plani për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël. Urojmë të kemi edhe shiun e nevojshëm, pasi jemi shumë të varur nga burimet ujore. Duke pasur më shumë prurje shiu kemi më pak nevojë për të dalë në import. Por gjithsesi do të vijojmë që të dalim. Jemi besimplotë që do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha.’- u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë, në prononcimin e shkurtër për gazetarët nga selia rozë u ndal edhe tek opozita, për të cilën tha se premton vetëm izolim nga bota. Kryesocialisti teksa luante me fjalët për 'opozitën e rublave që mban erë' paralajmëroi se 'ajo çka dimë nuk është e gjitha ajo që duhet ditur'. I pyetur se çfarë di më tepër, Rama nuk pranoi që të komentojë.

‘Çështja është që në këtë epokë të kërcënimit të madh ku Shqipëria nuk bën përjashtim, ku na duhet të përballemi me pasojat e gjithçkaje që vjen jashtë nesh. Duhet të jemi të qartë të vendosur dhe të bashkuar, dhe sa më të lidhur me partnerë dhe aletë të fuqishëm. Do ishte mirë të kishim një opozitë të rrinte mirë në këtë kontektst. Po për fat të keq kemi një opozitë që premton vetëm izolim nga bota. Është një opozitë e zhytur në thesin e rublave. Edhe veprimtaria edhe mënyra si vepron në mënyrë të përditshme mbajnë erë. Ajo çka dimë nuk është e gjitha ajo që duhet ditur.’- tha Rama.

Komunikimi i plotë i Ramës me mediat:

Kemi bërë një diskutim të frytshëm dhe natyrisht që kemi ndarë edhe detyrat në bazë të këtij aktiviteti që nis nesër për t’u shtrirë në të gjithë Shqipërinë dhe për të komunikuar intensivisht me të gjitha komunitetet, qoftë  për qeverisje vendore, qoftë për sfidat e përbashkëta. Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh botërisht. Europa, ne si pjesë e saj jemi të detyruar të përballemi me kërcënimin e madh të kësaj epoke që vjen nga një agresion në dyert e Europës, që ka sjellë si pasojë, përveç bombave dhe krimeve të panumërta në Ukrainë, edhe rritjen e çmimeve të energjisë, të produkteve bazë në të gjithë botën, por patjetër në Europë dhe sigurisht edhe në Shqipëri.

Është një Inflacion lufte. Kostoja që i paguajmë aventurës së njw diktatori si Vladimir Putin, por nga ana tjetër edhe pse nuk është qeveria që ka sjellë inflacionin, i takon qeverisë, i takon shumicës qeverisëse qw të bëjë gjithçka për të lehtësuar sa të jetë e mundur peshën e kësaj lufte mbi kurrizin e ekonomisë së vendit dhe patjetër edhe mbi shpatullat e familjeve.

Për këtë arsye, kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi. Jemi duke finalizuar buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili është dyfishi i buxhetit të vitit 2013, çka tregon se shumëçka ka ndryshuar pozitivisht në funksion të së ardhmes së vendit, por patjetër ky dyfishim i buxhetit është mbi të gjitha i bazuar tek domosdoshmëria për të vazhduar të mbështesim që të gjithë sa të jetë e mundur.

Patjetër që do vazhdojmë të qëndrojmë me këmbëngulje tek plani për të mbrojtur çmimin e energjisë për familjet dhe për biznesin e vogël. Urojmë që të kemi edhe shiun e nevojshëm pasi dihet që ne jemi shumë të varur nga burimet ujore dhe duke pasur më shumë prurje shiu, kemi më pak nevojë për të dalë në import që gjithsesi do vazhdojmë të dalim sepse në asnjë rast, edhe sikur të kemi plot  e përplot  hidrocentralet, Shqipëria nuk prodhon sa për të përmbushur të gjitha nevojat dhe jemi shumë besimplotë që do ta kapërcejmë këtë dimër pa dhimbje të mëdha. Sigurisht do të jetë dimër i vështirë, por masat që kemi marrë dhe mbështetja masive që do vazhdojmë t’i japim të gjitha kategorive, besoj se do ta lehtësojnë dimrin në mënyrë te arsyeshme.

-Kur e morët këtë mandat zoti  Rama thatë që nuk kishit kohë të humbisnit me kudwrshtarwt ? ndërkohë që lajmëruat dje që pjesë e diskutimeve me qytetarët do të jetë dhe opozita
Kryeministri dhe Kryetari i PSSH Edi Rama: Jo, nuk është çështja, “pjesë e diskutimit me qytetarët që do jetë dhe opozita”, çështja është që në këtë epokë kërcënimi të madh kur Shqipëria nuk bën përjashtim nga gjithë ky kontekst kërcënues dhe kur na duhet të përballemi me pasojat e diçkaje që është jashtë nesh dhe që vjen edhe tek ne, njësoj siç erdhi tërmeti, njësoj siç erdhi pandemia, na duhet sigurisht që tw jemi sa më të qartë, sa më të vendosur, sa më të bashkuar dhe sa më të lidhur me partnerët dhe me aleatë të fuqishëm. Dhe sigurisht që do të ishte mirë të kishim një opozitë, e cila të rrinte mirë në këtë kontekst, por për fat të keq kemi një opozitë, e cila premton vetëm izolim nga bota dhe nga ana tjetër është e zhytur në thesin e rublave. Është praktikisht fatkeqësi dhe, edhe veprimtaria, edhe mënyra sesi vepron në mënyrë të përditshme mbajnë erë dhe ajo çka dimë nuk është e gjitha ajo që duhet ditur. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:46
Zgjedhjet vendore, zbardhen 2 emrat që do të rikandidojnë si kryetar bashkie për PS-në

Janë zbuluar dy emrat e parë që do të rikandidojnë për kryetar bashkie nën logon e Partisë Socialiste. Report Tv mëson se bëhet fjalë për Armando Subashin, kryetar i Bashkisë së Fierit dhe Eriselda Sefa kryetare e bashkisë së Lushnjës.

Ora 08:22
Rama shfaqet me ‘2 miq’ në zyrën e tij në selinë e PS-së: Nisim rrugën drejt fitores së zgjedhjeve vendore! Javë të mbarë me sa më shumë shi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të pazakonte nga zyra e tij në selinë e Partisë Socialiste. Teksa u ‘uron mirëmëngjes dy breshkave’ që mban brenda në zyrë, kryesocialisti paralajmëron nisjen e një rruge të re drejt fitores së re të zgjedhjeve vendore të 2023. Duke u ndalur tek kriza energjetike, Rama ka uruar një javë me sa më shumë shi dhe shton se do të na duhet për të luftuar inflacionin.

‘Mirëmëngjes nga selia e PS-së për të nisur një rrugë të re drejt një fitoreje të re atë të zgjedhjeve vendore, me dialogun me komunitet në gjithë Shqipërinë për qeverisjen vendore dhe për sfidat e përbashkëta. Paçit një javë të mbarë me sa më shumë shi mundësisht. Shiu nuk duhet të na harroje sepse na duhet për të luftuar inflacionin e luftës së Putinit, që nuk e kemi sjellë por duhet të bëjmë çmos që ta lehtësojmë sa më shumë për të gjithë ju.’- shkruan Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASEM Aga: 17/10/2022 15:36

    O jola kaqola po ti je e tasit të supës ? Kush jan kta të aftët pa puna ata me 7 vjeçare so Tom Dreçi me Fatmira Hajdarin që me 7 klas shkoll ishin gjykatës kta quan ti të aft ? Siç duket edhe ti bën pjes te Fatmira HAJDARI me 7 klas shkoll. Shum e Aft qeke se paske shoqen. Apo ke ble dipllomën e tani e qu veten zheni. O pik e zez çuna ka gjet me tipa si Jola.

    Përgjigju
  • Manol: 17/10/2022 15:12

    Drejt fitores me Jorgo Goro per Himaren. I vetmi person qe mund te fitoj zgjedhjet

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 17/10/2022 15:10

    O qeni Arbëror mëso Shqip çdo me thën shkjaun se në Shqip kjo fjal nuk ekziston. Prandaj mëso Shqip o analfabeti . Kur sei Shqip mor komento. E Edi Ramës rui sumën o kosovar kok trash .

    Përgjigju
  • Jola: 17/10/2022 13:20

    Lexova te gjitha komentet. U shastisa. Komente patronazhistesh. Po ku jetoni more te uruar, e kuptojme qe keni Hallin e vendit te punes, po keshtu e ka kjo gje. Po fitove punen pa merite, do ngelesh pa pune. Njerezit e merites kane ngelur pa pune se ja u keni zene juve pa merite. Kesaj rradhe nuk fitoni

    Përgjigju
  • Arbërori: 17/10/2022 13:11

    Deshirojn ta izolojm Rusin dhe shkjaun o Edvin shkjau shqipfolës

    Përgjigju
  • latif: 17/10/2022 11:13

    Partia socialiste ka treguar qe nuk ka rivalitet dhe eshte shume normale qe te gjithe ta dine se perseri kemi per te fituar

    Përgjigju
  • genci: 17/10/2022 11:12

    Shi do te kemi mjafton te lutemi dhe te presim qe te ndodhi.

    Përgjigju
  • qamil: 17/10/2022 11:11

    Normale qe do te shoqeroj serish fitorja sepse populli po e shef sesi po punon dhe sesa gjera pozitive ke realizuar

    Përgjigju
  • Eno: 17/10/2022 10:47

    E dim te gjith kush punon e kush jo per shqiprin vec vazhdo para

    Përgjigju
  • Alban: 17/10/2022 10:46

    O ksaj far opozite sja ka pa kush hajrin pranej kemi ngel kaq mbrapa

    Përgjigju
  • klaudjo: 17/10/2022 10:29

    i thjesht dhe konciz , respekte

    Përgjigju
  • Tini: 17/10/2022 10:23

    Dominanc e dukshme. Dallohet qe tani

    Përgjigju
  • Sandri: 17/10/2022 10:23

    I ka te sigurta shumicen e bashkive. Eshte punuar fort

    Përgjigju
  • redjon: 17/10/2022 10:02

    dhe ishalla bien shi sa me shume qe dhe qeveria te ket mundesi per te shmangur rritjen e cmimit te energjis

    Përgjigju
  • qamil: 17/10/2022 09:59

    sa me shume shi kjo eshte me e rendesishmja pasi jemi ne kriz totale te energjis

    Përgjigju
  • ylli: 17/10/2022 09:57

    me 1 fjali i ka then te gjitha dhe uroj dhe ne ti dalin fjalet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja