Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të pazakonte nga zyra e tij në selinë e Partisë Socialiste. Teksa u ‘uron mirëmëngjes dy breshkave’ që mban brenda në zyrë, kryesocialisti paralajmëron nisjen e një rruge të re drejt fitores së re të zgjedhjeve vendore të 2023. Duke u ndalur tek kriza energjetike, Rama ka uruar një javë me sa më shumë shi dhe shton se do të na duhet për të luftuar inflacionin.
‘Mirëmëngjes nga selia e PS-së për të nisur një rrugë të re drejt një fitoreje të re atë të zgjedhjeve vendore, me dialogun me komunitet në gjithë Shqipërinë për qeverisjen vendore dhe për sfidat e përbashkëta. Paçit një javë të mbarë me sa më shumë shi mundësisht. Shiu nuk duhet të na harroje sepse na duhet për të luftuar inflacionin e luftës së Putinit, që nuk e kemi sjellë por duhet të bëjmë çmos që ta lehtësojmë sa më shumë për të gjithë ju.’- shkruan Rama.
Lajmi kryesor: