Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt SHBA-së për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, punimet e së cilës nisin më 22 dhe mbyllen më 28 shtator.
Këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet në Asamblenë e OKB-së nga shefi i qeverisë, i cili pritet të mbajë fjalën gjatë paradites së 25 shtatorit, me orarin amerikan.
Sipas traditës, të gjithë liderët do të kenë mundësi të shkrepin një foto me presidentin amerikan, Donald Trump.
Gjithashtu, kryeministri Rama është ftuar në Galanë e Komunitetit Shqiptar në New York më 24 shtator.
Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane thotë se Galaja e këtij viti pritet të bashkojë liderë politikë, diplomatë dhe përfaqësues të komunitetit për të vlerësuar kontributet e diasporës dhe për të forcuar partneritetin strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe kombit shqiptar.







Komente
Komento