Në nisje të episodit të 9-të të podkastit “Flasim”, i cili ndodhet në sezonin e 5-të të tij, kryeministri Edi Rama foli sërish për pezullimin nga detyra me vendim të GJKKO-së, të zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Kreu i qeverisë tha se arsyeja pse ka ankimuar në Gjykatën Kushteteuse masën e sigurisë të vendosur ndaj Ballukut, është sepse, sipas tij, ky veprim, që “de jure” quhet pezullim, “de facto” është nënshtrim brutal i ekzekutivit.
Si argument të ri të pasojave që sjell pezullimi i Ballukut në qeverisjen e vendit, kryeministri Rama solli edhe bllokimin e punës së Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Korporatës Elektroenergjike Shqiptare, pasi 2 drejtorët përkatës, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, ndodhen në arrest shtëpie me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO-së. Numri një i ekzekutivit thotë se i vetmi ministër në kabinetin qeveritar që mund të emërojë drejtuesit e ri të ARRSH dhe KESH është ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, por që momentalisht është në pamundësi për të ushtrimit të detyrës.
"Edhe njëherë dua të ritheksoj qëndrimin tim lidhur me domosdoshmërinë e moscenimit të parimit themelor të ruajtjes së balancës mes pushteteve kushtetuese në Republikën e Shqipërisë.
Edhe njëherë, dua ta theksoj, se ankimimi që kam bërë në Gjykatën Kushtetuese nuk është një betejë politike, nuk është as një kundërvenie ndaj drejtësisë, nuk është as një presion mbi këdo qoftë, përfshirë edhe këto shpjegime, të cilat janë të domosdoshme për ata që më kanë besuar privilegjin e udhëheqjes së këtij vendi, por është një betejë institucionale, një betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe për moslejimin e marrjes së kompetencave ekskluzive të kryeministrit, qeverisë dhe parlamentit nga një prokuror e një gjykates, një precedent kërcënues për demokracinë, në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës dhe krejt i panjohur në Europë dhe në krejt botën demokratike.
Ky veprim, që “de jure” quhet pezullim, por “de facto” është nënshtrim brutal i ekzekutivit, sjell përditë pasoja pas pasojash. Arsyeja, pse unë i ndaj disa shembuj me publikun, është për t’u kuptuar deri në fund se çfarë ka ndodhur, çfarë po kalojmë dhe çfarë po përpiqemi dhe po përpiqem të bëj, përmes adresimit të kësaj problematike befasuese dhe të befasishme në Gjykatën Kushtetuese, dhe të ndaj, jo vetëm pasojat, por edhe dëmet që mund të bëhen të pallogaritshme.
Ja për shembull, janë vendosur në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH-it. Nuk ka asnjë rëndësi se si i mendoj unë arsyet e këtyre ndalimeve, se kjo po, kjo është punë e prokurorit dhe gjykatësit - për sa kohë, siç kanë konstatuar me shqetësim më shumë sesa një herë autoritetet e Këshillit të Europës, paraburgimet e arrestet e shtëpisë, pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri. Por fakti është se ata nuk hetohen në gjendje të lirë, dhe kështu cila është pasoja? Pasoja është se lihen pa kokë edhe dy institucione të tjera kyçe për vendin, të cilat mbulojnë infrastrukturën kombëtare të rrugëve dhe infrastrukturën kombëtare të energjisë. Mirëpo, pse kjo pasojë tani është e lidhur drejtëpërdrejtë me pezullimin dhe pse kjo pasojë tani bëhet e pariparueshme, për sa kohë pezullimi, jo vetëm antidemokratik, por edhe alogjik i një anëtari të kabinetit, e bën të pamundur zëvendësimin e tyre, pasi ligji nuk ia jep askujt tjetër, përveç autoritetit ekskluziv të ministrit edhe të drejten e këtyre emërtesave. Kaq e thjeshtë është pse ministri nuk mund të pezullohet si të ishte një funksionar publik i çfarëdolloj niveli tjetër
Ka një devizë, ne e kemi ndjekur si postulat: Mos ndërhy në punët e drejtësisë. Por, nga ana tjetër, kjo ndërhyrje brutale në trupin e qeverisë është një këmbanë alarmi, që duhet dëgjuar deri në fund, për të mos u përsëritur më kurrë. Dhe kështu, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke rivendosur në pozicionet kushtetuese njëri-tjetrin, ndihmojmë Shqipërinë, ndihmojmë konsolidimin dhe modernizimin e shtetit shqiptar",- tha Rama.
Më 20 nëntor, Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet, dyshohet se fituesi është paracaktuar. SPAK ka bërë të ditur se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.
Gjithashtu, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi akuzohen për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e tunelit të Llogorasë. Elezi është i dyshuar edhe për tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe.
Në episodin e nëntë të sezonit të pestë të podkastit "Flasim", kryeministri Edi Rama foli për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Kreu i qeverisë tha se vetëm në Tiranë deri më tani janë liruar 100 mijë metra katrorë hapësirë publike, e zaptuar më herët në mënyrë të kundraligjshme.
"Duke e rikthyer sërish vëmendjen tek hapësirat publike, edhe gjatë kësaj jave, puna për çlirimin e tyre vazhdon. Shtesat vend e pa vend, uzurpimet e pajustifikueshme dhe të patolerueshme vazhdojmë t’i përballim, pa u ndalur për asnjë moment. Ndërkohë që, në Tiranë ka ecur më tej puna dhe sasia e hapësirave të çliruara ka kapërcyer mbi 100 mijë metra katrorë, edhe në Vlorë, ku problematika është jo e lehtë, puna ka ecur me çlirimin e një segmenti kyç, jo vetëm për Vlorën, por edhe për industrinë tonë kombëtare të turizmit, që është rruga Transballkanike, një zonë e rëndësishme, ku qytetarëve iu janë rikthyer sërish ambientet e tyre të përbashkëta, natyrisht kanë nevojë të rikualifikohen, por njëkohësisht edhe të gjithë atyre që masivisht kalojnë nga ajo rrugë, do t’ju çelen sytë, kur i thonë fjalës",- tha Rama.
Komente













Edhe Balluku eshte kompetenca jote o padishah, shkarkoje. Harrove qe Lalin e shkarkove se ishin bllokuar punet ne Tirane? Shkarko Ballukun te lirohen punet.
PërgjigjuAjo duhet arrestuar e jo pezulluar apo shkarkuar.Ne realitet esht ajo kryeministre qe ben ligjin,ti thjesht po i sherben asaj o Edo.
PërgjigjuI dashur kryeministër, ju sugjeroj të bëni vetëm një xhiro vajtje nga Liceu Artistik deri te jetimorja Zyber Hallulli dhe do shikosh se të duhet të kalosh në një trotuar që hipën e zbret si të jesh duke kaluar në shkallë pallati. Do gjeni një zgjidhje për këtë..?! Sepse është e patolerueshme dhe skandaloze ai trotuar, që vetëm trotuar nuk mund ta quash.
PërgjigjuQeverisja kerkon dhe moral zRama. Ne cdo vend demokratik nje minister i perfolur per korrupsion (jo i marre i pandehur si ne rastin tat ekstrem) shkarkohet nga kryemibistri dhe zevendesohet me dike tjeter. Ka plot shqiptar dhe shqiptare qr mund ta bejne me me shume integritet punen e beles... Por me sa duket ti je i kapur keq dhe ne kete moment po shantazhohesh nga zevendesa jote e pandehur
PërgjigjuNastadini tha njëher mua më komandon gomari edhe nuk dua të të jap ltaret, sot Rama na thotë Balluku ka në dorë! O Z. Rama hiqe edhe ço një tjetër që ta ketë ai/ajo në dorë! Se ti vet siç duket qenke i paaftë sorry!
PërgjigjuRama duhej ta kishte shkarkuar atë shumë kohë më parë. Ajo nuk duhet të ishte pjesë e qeverisë Rama-4. Ishte një pritje e lartë publike. Rama punoi kundër opinionit publik. Më parë ishte problem i Belës, tani është bërë problem i shtëpisë së PS-së.
PërgjigjuLlafe llafe llafe,propagande,propagande,propagande.kur do ti nuk pyet as per gruan tate.kjo tregon qe je i perfshire me ballukun.sic hoqe Ametajn ashu hiqe dhe ballukun.
PërgjigjuJepi dhe vazhdon tallu. Ilaçe uroj ti perdorni leket e vjedhura, ty dhe familjes tende. Balluku e ka eksperiencen si fis se si i gezon priviilegjet e pushtetit
PërgjigjuNjeri i dobet ,po na e ben nje Balluku sikur te ishte Santa Maria ne toke. Sa me shume e mbron aq me teper I ve vulen qe jeni ne nje kazan te dy bashke
PërgjigjuDmth problemi eshte SPAK qe ben lufte ndaj korrupsionit?! Nuk eshte problemi qe cilido drejtor ARRSH-je perfundon ne burg? Ata perfundojne ne ‘burg’ pasi jane perzgjedhur per t’ju sherbyer juve, qe e keni ARRSH-ne miniere floriri per xhepat tuaj, jane drejtoret tuaj personal. Kjo eshte arsyeja pse kryeministri shqetesohet: shqetesohet per xhepin e tij dhe te punesuarit e tij personal! Vlora, Tirana, Shkodra dhe cdo qytet i Shqiperise kane djem dhe vajza, inxhiniere te shkelqyer, qe mund ta bejne ARRSH-ne nje institucion vertete ne sherbim te qytetareve tane, por jo, nuk i do njeri per kete pune, nuk duan aftesi, duan bashkepuntore ne vjedhje! Jam 100% i sigurte qe pasi Rama te iki nga pushteti, do perfundoj si Veliaj apo Belina! Jam i sigurte qe do perfundoj ne koshin e plehrave te historise kombetare, njesoj si Esat Toptani, Ahmet Zogu, Enver Hoxha dhe si mesjetari Sali Berisha!
PërgjigjuGjithcka esht e bllokuar sepse nuk shkarkon dot Ballukun zoteri.Duhet patjeter nje hajdute te emeroj hajduter te tjere?Kemi nevoj per nje zevendeskryeminister te ndershem qe emeron njerez te ndershem edhe pse ndershmeria ne ket vend nuk ekziston me sepse peshku esht qelbur nga koka.
PërgjigjuUne kam nje pyetje. Si veprohet ne rastet kur kryeministri rreshket nga trute e kokes?
PërgjigjuTa ka mbledh keq Bela, kesaj nuk i thua dot ta varim te pema. Futi nje fajin e ka Saliu e je ne rregull.
PërgjigjuRilindja nënkupton Rilindjen e Bllokmenëve. Vazhdoni dele votoni bijte e bllokmenëve . Balluku mbesa e Beqirit, Elira Dume (zonja qe bën qoka me pronat publike) mbesa e Petrit Dumes, Edvin Rama nipi i Spiro Kolekës etj etj. Madje ky Spiro Koleka aq për zell e kishte luftën e klasave sa asnjë prej anëtarëve te byrosë Politike flmijët nuk i bëri juriste e ti punësonte në oragnet e drejtësisë, Spiroja ishte i vetmi qe djalin e bëri hetues, hetues dhe nga më sadistët madje
Nuk po flasim për problemin e Saliut këtu! Po flasim për shtëpinë e PS-së! Ne nuk votuam për Saliun! Ne votuam për "Rilindjen"! Tani pyesim: a është kjo "rilindja" që na premtuat? A bëmë gabim që votuam për "Rilindjen"? Ju i bëni këto pyetje këtu. Mos e humbisni çështjen kryesore!
Njerezit qe ke ven ti jan tani po i thua drejtesis mos i arresto ti se jan bosh institucionet. Hajde turp hajde
PërgjigjuJe vone, djalli ka dale nga shishja. Beje gati nderresat!
PërgjigjuRradhen e ka Blendi Gonxhe, qe miraton projekte ne iktk shtesa pa leje si te ishin monument kulture! Fallsifikator dhe njeri me te korruptuar nuk ka! Do te hym dhe ne BE ne me kto standartet e Goxhes e Rames! Ne jemi turpi i planetit
PërgjigjuO Ram! Lëre more drejtësinë të bëjë punën e vet. Ti qenke i përlyer më keq se Balluku, vetëm atje të ka ngel mendja. Ça paske qenë mor burrë i dheut, po s'kam për të të votuar më kurrë vetëm nga kjo qasje!
PërgjigjuAs un se votoj me sa tkem frym, ka te drejt komsntuesi me lart ,, rradhen e ka gonxhja
Me mire djepi bosh se djalli brenda ka thene i madhi Rama
Po u pranua ky precedent vendi rrezikon te behet i paqeverisshem.