Rama edhe ministër i Jashtëm, reagon PD-ja: Dorëheqja, rrugëdalja e vetme

Rama edhe ministër i Jashtëm, reagon PD-ja: Dorëheqja, rrugëdalja e vetme

Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të marrë përkohësisht edhe postin e Ministrit të Jashtëm ka ardhur reagimi i parë nga opozita. Deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se rrugëzgjidhja në këtë moment do të ishte vetëm dorëheqja e kryeministrit Rama, ndërsa kundërshton heqjen e paraleles me rastin e Greqisë.  “Kryemninistri vendos te jete edhe Minister i Jashtem, kur duhet te paraqiste doreheqjen...! Cudi e "non sens" i madh ky! Doreheqja do te ishte per ate e pa evitueshme ne cdo vend demokratik, kudo ku ka koshience qytetare e pergjegjeshmeri politike. Mbas renies per aresye shume serioze e te motivuara te kandidatures kaq te preferuar, mbeshtetur e promovuar deri ne ekstrem per Minister te Jashtem, mbas kthimit te saj ne nje "casus belli", doreheqja e Kryeministrit do te ishte e vetmja rrugedalje. Per mjegullnaje kerkohet te behet paralelizem me Tsipras. Ne fakt jane dy raste krejt te ndryshme e shume larg njera tjetres. Ne Greqi dha doreheqjen normalisht Ministri i Jashtem dhe nuk u rrezua ndonje kandidature e Kryeministrit” thotë ai.


Lajmi kryesor:

Rama ministër i Jashtëm, përgjigjet Meta: Shqipëria e para, s’ka më shtet fals


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë