Rama ministër i Jashtëm, përgjigjet Meta: Shqipëria e para, s’ka më shtet fals

Rama ministër i Jashtëm, përgjigjet Meta: Shqipëria e para, s’ka më shtet fals

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të marrë postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. Meta shprehet se Presidenti është në krye të detyrës, ndërsa referuar përplasjes me qeverinë shton se nuk ka më shtet fals dhe se Shqipëria është e para. “Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. NO MORE FAKE STATE (Jo më shtet fals). Shqipëria e para” shkruan Meta.

Kryeministri Edi Rama vendosi sot që të zgjidhte ngërçin e krijuar me Presidencën duke marrë përkohësisht drejtimin e ministrisë së Jashtme në vendin e Ditmir Bushatit (lexo këtu). Vendimi i kreut të qeverisë erdhi pas refuzimit që Meta i bëri propozimit të Gent Cakajt, që e cilësoi të papërshtatshëm (lexo këtu). Dekreti i dërguar në Presidencë pritet që të mos ketë surpriza të pakëndshme, pasi për të kaluar krizën pak ditë më parë ishte Meta që i propozoi Ramës që të merrte drejtimin e ministrisë së Jashtme si Tsipras në Greqi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
Berisha thirrje Metës: Mos e dekreto Ramën ministër të Jashtëm, i bllokoi pasaportën Bushatit për në Berlin

Ish-kryeministri Sali Berisha i bën thirrje presidentit Ilir Meta, të mos e dekretojë kryeministrin Edi Rama si ministër të Jashtëm. Berisha thotë se vendi është me dy ministra të Jashtëm, njëri kushtetues dhe tjetri antikushtetues. Ish-kryeministri thotë se Rama dështoi me dorëheqjen e Ditmir Bushatit, dhe se kryeministri ka bllokuar vizitën e tij, duke i bllokuar pasaportën diplomatike.

“Ai, pasi deshtoi ta detyroje Ditziun ti paraqes doreheqjen, sipas diplomatit dixhital kaloi ne ekstrem duke i bllokuar pasaporten diplomatike dhe bere te pamundur udhetimin e Ditziut per Berlin por njekohesisht duke derguar nje mesazh te neveritshem dhe turperues ne kancelarine gjermane. Duke denuar me forcen me te madhe kete skandal me kosto te larte per integrimin e vendit, i bej thirrje Presidentit te Republikes te mos dekretoje Zografin bis si minister te jashtem te Shqiperise.”-shkruan Berisha.

Reagimi i plotë:

Shqiperia me dy ministra te jashtem, Diziu kushtetues Edvini antikushtetues!
Te dashur miq, nje sherrnajeve madhe ka shperthyer keto dite midis ministrit te jashtem antikushtetues apo te kryesise se Partise Socialiste, Edvin Kristaq Rama dhe ministrit kushtetues Ditzi Bushati, te cilin neni 106 i Kushtetutes e detyron te qendroje ne detyre gjersa presidenti i Republikes ta ç’dekretoje ate si minister i jashtem dhe te dekretoje e te beje betimin para presidentit personi qe do te zevendesoje ate ne postin e ministrit te jashtem. Situata me dy ministra te jashtem eshte tragjikomike dhe deshmon se mazhoranca e droges, krimit dhe vjedhjeve po kapitullin. Kjo situate do te thote se Shqiperia defacto eshte pa minster te jashtem. Rama, i tmerruar nga vizita e parashikuar me kohe per sot dhe neser e Ditziut ne Berlin, shume e rendesishme per hapjen e negociatave ne qershorin qe vjen, bllokoi viziten. Ai, pasi deshtoi ta detyroje Ditziun ti paraqes doreheqjen, sipas diplomatit dixhital kaloi ne ekstrem duke i bllokuar pasaporten diplomatike dhe bere te pamundur udhetimin e Ditziut per Berlin por njekohesisht duke derguar nje mesazh te neveritshem dhe turperues ne kancelarine gjermane. Duke denuar me forcen me te madhe kete skandal me kosto te larte per integrimin e vendit, i bej thirrje Presidentit te Republikes te mos dekretoje Zografin bis si minister te jashtem te Shqiperise. Sb.

Ora 14:04
Rama edhe ministër i Jashtëm, reagon PD-ja: Dorëheqja, rrugëdalja e vetme

Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të marrë përkohësisht edhe postin e Ministrit të Jashtëm ka ardhur reagimi i parë nga opozita. Deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se rrugëzgjidhja në këtë moment do të ishte vetëm dorëheqja e kryeministrit Rama, ndërsa kundërshton heqjen e paraleles me rastin e Greqisë.  “Kryemninistri vendos te jete edhe Minister i Jashtem, kur duhet te paraqiste doreheqjen...! Cudi e "non sens" i madh ky! Doreheqja do te ishte per ate e pa evitueshme ne cdo vend demokratik, kudo ku ka koshience qytetare e pergjegjeshmeri politike. Mbas renies per aresye shume serioze e te motivuara te kandidatures kaq te preferuar, mbeshtetur e promovuar deri ne ekstrem per Minister te Jashtem, mbas kthimit te saj ne nje "casus belli", doreheqja e Kryeministrit do te ishte e vetmja rrugedalje. Per mjegullnaje kerkohet te behet paralelizem me Tsipras. Ne fakt jane dy raste krejt te ndryshme e shume larg njera tjetres. Ne Greqi dha doreheqjen normalisht Ministri i Jashtem dhe nuk u rrezua ndonje kandidature e Kryeministrit” thotë ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agim: 14/01/2019 15:42

    Interesant eshte,sa zemer zi eshte ky Salihu i malokve,edhe ne vrr kur te shkoj do vjelle vrere. E keja eshte se prapa tij vazhdojne kelyshet Tritan,Salinjejej etj e tej.

    Përgjigju
    • Mario: 14/01/2019 23:08

      Qe asht i dalun bojet berisha kyt nuk ta kundershtoj,por sot ka ik koha me than saliu i malokeve,se sot nuk mban kush pergjegjesi as per vellain,as per femijen,dhe nese Maloket jan problem per ty ,duhet ta zgjidhesh se itu nuk zgjell gja. Nese Maloket ntirane e lart asht edhe Gjergj Kastrioti,Fishta i madh e shum e shum tjere po ma mire kur ta kesh me Saliun merru me Saliun npac B..... kuptohet.

  • Parku: 14/01/2019 15:23

    Ik fli gjum prap,se ndoshta shef ndonje ender prap me doreheqje te KM. Kur te zgjohesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja