TIRANË-Pas drekës me peshq tek peshkatarët në Portin e Durrësit, kryeministri Edi Rama ka vendosur të takojë pensionistë në Tiranë.

Një kafe në mëngjes me disa syresh u zhvillua pranë qendrës së Tiranës, ku i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Teksa pijnë kafen në fokus të bisedave ishin cështje të ndryshme, Vettingu mori pjesën me të madhe të vëmendjes, por edhe  ish-kryeminstri Berisha.
Sipas Ramës pa mbështetjen e ndërkombëtarëve nuk do të miratoheshin as ndryshimet kushtetuese per Reforne ne Drejtesi.



Pensionisti: Po cfarë po bëhet me Reformën në Drejtësi mo zoti kryeministër
Rama: Edhe peshqit që kujdeset Erjoni te liqeni e kanë kuptuar se PD reformën në drejtësi e kanë pasur alergji që në fillim. E vërteta është se pa mbështetjen amerikane nuk do kalonte kjo reformë. Se të presësh ata (PD), asgjë nuk kishte për t’u bërë
Ata nuk e kanë dashur, u detyrua në në korrik të insistonim, tani jemi te pjesa më e vështirë, do ndajmë gjykatësit, ata që kanë apartamente nga 10 copë dhe nuk dinë sa kanë dhe atyre që janë të pastër.


Kryeministri i siguroi se Vetting-u do të bëhet, pavarësisht se opozita po shfrytëzon kompromisin e ofruar gjatë hartimit të reformës, për ta bllokuar atë.

 “Vettingu duhet të mbarojë. U bënë thirrje për aplikime. Sipas Kushtetues, është ONM që duhet të verifikojë çdo aplikim dhe ka tre lista. Iu është lënë kohë aplikantëve të plotësojnë dokumentet që ju mungojnë. Pastaj do vijnë në parlament. Ne i kemi dhënë opozitës një kompromis, që po e përdor për të bllokuar reformën. Ata kërkuan 50% me 50% të komisioneve. Komisioni i parë është 12 veta dhe komisioni i dytë 6 veta. Nëse ata nuk vijnë, anëtarët e komisioneve nuk zgjidhen. Kjo ka qenë pika që ne i’a dhamë për kompromis dhe që po e përdorin për të bllokuar. E këtu janë zbuluar edhe me partnerët. Sepse partnerët, qoftë amerikanë, qoftë gjermanët kanë negociuar këtë kompromis dhe me kompromisin që kanë marrë, - që s’e ka pasur kurrë 20 e ca vjet opozita me qeverinë, - ata abuzojnë e thonë nuk vijmë. Por ne nuk e lëmë këtë gjë në mëshirë të çadrës. Se si dhe se qysh, hap pas hapi do e zgjidhim. Por nuk diskutohet që ata nuk kanë për ta bllokuar këtë. Nëse do këmbëngulin, në 18 qershor kanë për të marrë një përgjigje. Ata e dinë këtë gjë, sepse, siç bëjmë ne sondazhe ku janë 90% e popullit që duan drejtësi dhe Vetting, edhe ata e dinë.”

Opozita, tha Kryeministri, po tenton të spostojë krizën e saj në jetën publike të qytetit. “Nëse do ishte një situatë ku realisht ka një tension në popull kundër reformës, kundër qeverisë, e diskutojmë, por këtu nuk ka tension lidhur me këtë. Kjo është një krizë e spostuar nga SHQUP-i tek Bulevardi dhe kaq. Tani ky është taksirati i atyre që kanë autobusin e Unazës së Re që kalon në Bulevard.”

Reforma në drejtësi, shtoi Kryeministri Edi Rama, është me rëndësi themelore edhe për zhvillimin më të shpejtë ekonomik. “Si do ta bëjmë zhvillimin më të shpejtë, të rrisim punësimin dhe ekonominë, nëse nuk do të kemi më shumë investime të huaja në sektorët e naftës, energjisë, të minierave dhe në turizëm,” – u shpreh ai, duke nënvizuar se rritja e investimeve të huaja është e lidhur drejtpërdrejtë me funksionimin e një sistemi gjyqësor që jep drejtësi.

Ndërsa bashkëbisedonte për reformat e ndërmarra gjatë tre viteve të fundit dhe punën e bërë nga kjo qeveri sidomos me programin e Rilindjes urbane, shpesh herë të pranishmit në tryezë flisnin edhe për ish kryeministrin Berisha duke e bërë atë përgjegjës të shumë problemeve aktuale. Kryeministri përmes batutash u tha të pranishmëve se Sali Berishën ua la peshqesh Partia e Punës.
Atë e keni peshqesh nga organizata e krimit, nga organizata e Partisë së Punës, sikur donin të na thonin, nuk na doni ne? Ja merrni këtë, ja ku e keni”.

Në fokus të këtij diskutimi të hapur, ku shpesh herë kryeminisitri ndërpritej dhe nga kalimtarët që e përshëndesnin, ishte programi kombëtar i Rilindjes Urbane.